Rama me socialistët europianë:
Era për Europën po fryn majtas

Rama me socialistët europianë: <br />Era për Europën po fryn majtas
TIRANE - Kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh zv/president i Internacionales Socialiste, Edi Rama, ka marrë pjesë në konferencën “Rilindje për Europën: Paqe, prosperitet dhe progres”, të zhvilluar në Torino të Italisë dhe ku merrnin pjesë drejtuesit më të lartë të së majtës Europiane, në një aksion politik për të mbështetur Pierluigi Bersanin, kandidatin e majtë për Kryeministër në zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen në 24 shkurt në këtë vend. Lajmi u bë i ditur nga Partia Socialiste në Tiranë, që në një njoftim për shtyp nënvizoi se në në konferencë binte në sy pjesëmarrja e shumë drejtuesve dhe personaliteteve të së majtës europiane si Piero Fassino, kryebashkiak i Torinos; Martin Schultz, President i Parlamentit Europian, Gerhard Schroeder, ish kryeministri gjerman, Victor Ponda, kryeministri rumun, Zoran Milanovic, kryeministri kroat, Elio di Rupo, kryeministri belg, Sergei Stanishev, President i PES, Hannes Sëoboda, Kryetar i grupit socialist dhe demokrat ne Parlamentin Europian, etj.

Sipas PS-së, gjatë konferencës është diskutuar gjerësisht për forcimin e bashkëpunimit mes të majtës veçanërisht në këtë vit elektoral për disa vende europiane si dhe është theksuar se tashmë në realitetin europian fitorja e së majtës progresiste duket mjaft e sigurt. Kreu i PS, Edi Rama pas konferencës është shprehur: “Ne ndjemi të përkëdhelur në sedër që Partia Socialiste Europiane ka përqafuar sloganin e një rilindje për Europën, ndërkohë që modestish ne kemi përqafuar idenë e një Rilindje Shqiptare. Dhe sot ishte një kënaqësi e veçantë që në emër të Partisë Socialiste të Shqipërisë isha mes udhëheqësve të lartë të socializmit europian së bashku me disa kryeministra të partive socialiste e socialdemokrate të Europës, për të mbështetur kandidatin e rilindjes europiane për Italinë Pierluigi Bersanin. Është e ndjeshme kudo që era për Europën e të nesërmes po fryn majtas dhe ne sot ndamë një frymëzim europian me kryetarin e Parlamentit Europian Martin Schulz, me një sërë kryeministrash që sot përfaqësojnë aspiratat e të majtës socialiste dhe progresiste me kandidatin për kryeministër dhe kryeministrin e së shpejtshëm të Italisë Pierluigi Bersani dhe plot të tjerë. U fol për Europën e nesërme, u fol për domosdoshmërinë e një bashkimi europian që është shumë më pranë qytetarëve, që është shumë më i angazhuar për rritjen, zhvillimin, solidaritetin mes qytetarëve të Europës së nesërme ku padyshim bëjnë pjesë edhe shqiptarët e Shqipërisë së sotme”.

2013-a është një vit i rëndësishëm për Europën progresiste. Pas fitores në zgjedhje të socialistëve në Sllovaki, Francë dhe Rumani në 2012-ën, zgjedhjet në Itali e Gjermani mund të ndryshojnë ekuilibrat në Këshillin e Europës, duke i hapur rrugë një mazhorance progresiste pas zgjedhjeve evropiane të 2014-ës.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë