Në qytetin e Fierit po planifikohet të ngrihet një degë e Universitetit të Tiranës, fakultet mjekësie dhe infermierie për ta lidhur këtë fakultet me spitalin memorial rajonal në këtë qytet. Kryeministri Rama dha lajmin sot në një takim me të rinjtë në Fier.
“Kemi folur për të hapur një degë, fakultet për mjekësinë dhe infermierinë duke shfrytëzuar spitalin memorial. Jemi duke punuar por hapja e një fakulteti të ri nuk është siç hapeshin më parë dhe që u jepej studentëve iluzioni që po diplomoheshin. Ne po punojmë për këtë dhe njëkohësisht po punojmë për të nxitur sa më shumë ndërkombëtarizimin e universiteteve. Na duhen universitete të lidhura me botën me programe të përbashkëta dhe diploma të përbashkëta”
Kryeministri foli edhe një herë për çështjen e financimit të ekselentëve në vend.
“Ne kemi pasur një nismë me qëllim shumë të mirë, një fond për të pasur studentët ekselentë dhe për të financuar studimet e tyre në universitetet më të mira të botës. Askush nuk është kthyer, pavarësisht se shteti i ka dhënë c çdo shpenzim dhe e kanë pasur si kusht. Ne do ta ndërpresim këtë program dhe këto para do t’ua japim ekselentëve këtu. Por jo ekselentëve nga 9-10, por atyre me të gjitha dhjeta. Të gjitha këto do të marrin pagë minimale”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama nga Fieri: Opozita dërgoi në ‘Kushtetuese’ vendimin për ndërtimet pa leje, është hapur sërish thesi i rublave ruse, duan konflikt dhe gjakderdhje
-
Sa te kesh Gjimnazet dhe Drejtorit Arsimore burdello ta dish mire se asnje ekselent real nuk del ,ata qe ti i quan exelent jane femijet e hajduterve dhe putanave,exelentet e vertet i denigrojne dhe i fundosin duke i demotivuar duke ju ulur notat me cdo lloj menyre,kurse (exelentet) e prnderve legena rregullojne notat me Drejtorat e tipit Roland Dervishi te Gjimnazi Ali Demi Vlore qe noten 4 e bejne 10.
Përgjigju -
avash avash sa te behet qingji dash, o ed mos dil kote rrugeve, nuk te voton me njeri
Përgjigju -
shprese per studentet e dalluar
Përgjigju -
plan i mire un dua te vazhdoi per kete dege dhe fieri eshte perfekt
Përgjigju -
Shume ide e mire meqe jane bere dhe investime per mjekesine aty
Përgjigju -
Shpresojm te realizohet se eshte mundesi e mjr oer fieri
Përgjigju -
Mundesi shum e mir kjo per te rinjte qe mos shkeputen nga familjaret
Përgjigju -
Do ishte dicka shume e mire shpresoj te realizohet
Përgjigju -
Bravo kan menduar shume mire
Përgjigju -
Te lumte qe po i mbeshtet te rinjte
Përgjigju -
Nje ndihme shume e madhe per te rinjte andej
Përgjigju












Komente
Komento