Rama nga Fieri: Opozita dërgoi në ‘Kushtetuese’ vendimin për ndërtimet pa leje, është hapur sërish thesi i rublave ruse, duan konflikt dhe gjakderdhje

Për Kryeministrin Rama opozita ka dërguar në Kushtetuese ligjin për ndërtimet pa leje pasi kërkon konflikt dhe se ka marrë para.

“I është ofruar lekë i madh, është hapur thesi i rublave nga e para për të bërë prapë konflikt e për të na e vendosur neve dopjo gjashtën”, tha Kryeministri në një takim në qytetin e Fierit.

Ai foli edhe për votën demokrate në Këshillin e Evropës pro Dick Marty, e ndikuar sipas tij nga paratë e Rusisë.

“U morën para rusëve për të fituar zgjedhjet me Partinë Socialiste. Nuk paska qenë dhe aq pa lidhje vota e tyre për raportin e Dick Marty.  Si mund t’i bashkonte votat përfaqësuesi i PD me delegacionin rus atje. Pse nuk votoi Damian Gjiknuri atë palo rezolutë? Pse nuk e votoi Shpëtim Idrizi?”, tha Kryeministri Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh nga Fieri se opozita është shfaqur me egër se kurrë për të nxitur konflikt deri në gjakderdhje. Ai tha se vdekja e të riut Lear Kurti po përdoret politikisht.

 “Të thonë që në Shqipëri nuk jetohet më, në Shqipëri hahet vetëm plehra, kjo ushqehet edhe nga opozita e rublave, nga çorba e rublave. Nga ai grupim që i ka bërë shumë dëme Shqipërisë, por që tani po demaskohet komplet.

E patë ca ndodhi tani në fund. Vdiq një i ri për një arsye që është e shpjeguar qartësisht dhe sapo doli lajmi, pa pritur asnjë ekspertizë dhe rezultat, doli hiena e madhe dhe bashkë me të edhe hienat e vogla dhe filluan ta shqyenin kufomën në të televizor. Si mundet të përdhunohet një i vdekur dhe si mund të bëhet kjo në një kohë kur ky vend është nën presionin e një lufte.

Ky është kulmi, dhe ata që i shkojnë prapa këtyre hienave duhet të pyesin vetëm se çfarë shqiptarësh janë këta. Si një instrument politike si mund të pretendojnë që kanë flamur, fe, atdhe dhe besim. Kujt më shumë sesa atij që i ka vënë bastin atje në Kremlin i interesojnë këto poshtërsi, askujt. I interesojnë shqiptareve që votojnë kundër nesh dhe PS, nuk ka sesi ti interesojë”, tha ndër të tjera Rama.

Ai është shprehur se askush prej qytetarëve nuk e ndien rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Rama thotë se 80 % të çmimit të energjisë e paguan qeveria e 20 % e paguajnë vetë qytetarët.

 “Askush nga ju nuk e ndien krizën e energjisë, sepse këtu 80 % ua paguan qeveria, vetëm 20 % paguani vetë. Përralla se ne kemi ujë, e nuk kemi nevojë për të tjerët. Këto vijnë nga këto burime që ushqejnë injorancën. Ne prodhojmë 75% në ditët më të mira. 25 % duhet të dalim e t’i blejmë në tregun ndërkombëtar ku përballemi me çmime katastrofike. Nëse ne do të kishim rritur edhe energjinë, bizneset do i kishin rritur edhe më shumë çmimet e ushqimeve, duke barazuar vendet e rajonit ku çmimet janë tejet të larta. Skavica është në rrugë për t’u ndërtuar dhe bashkë me Hec-et lundruese në për një periudhë do të arrijmë që të mos blemë më energji, por vetëm të shesim. Nuk kemi bërë atë që pensionistët meritojnë, sepse nuk ka qeveri që e bën, por kemi bërë aq sa kemi mundur. Ne do u japim bonusin e posaçëm në fillim të dhjetorit, që ta kenë për vitin e ri e të mos jenë të tmerruar nga inflacioni. Pedagogëve ju është rritur paga më shumë, me 7%, siç ju rrit gjithë administratës. I rritën edhe nga vetja 8% dhe vajti 15 %. Edhe kërkojnë më tepër. Si mund të kërkohet kjo. Në një kohë që ata marrin rritjen më të madhe e të kërkojnë më tepër në një kohë që ne duhet të luftojmë për rritjen e pensioneve të pensionistëve dhe pagave të zjarrfikësve. Gjërat bëhen sipas mundësive. Puna kërkon kohën e vetë. Shiheni se çfarë kemi bërë në Fier, edhe prapë ka nevojë për ndërhyrje. Atëherë si i bëjmë, vetëm duke bërë punët e duhura, duke qenë të vetëdijshëm që jo çdo gjë e bëjmë mirë”, tha ndër të tjera në Fier Kryeministri.

Kryeministri Edi Rama, edhe në 30 vjetorin e krijimit të Gjykatës Kushtetuese tha se PD po çon një vendim qeverie ne Gjykatën Kushtetuese, duke marrë në mbrojtje shkeljen e ligjit. Sipas Ramës jo çdo konflikt me natyre politike duhet të zgjidhet nga Gjykata Kushtetuese. Partia Demokratike dërgoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin e qeverisë për ndërtimet pa leje. Kërkesa u depozitua nga sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, ndërsa mban firmën e 28 deputetëve, mes tyre të ish-kryedemokratit Lulzim Basha. PD kërkon shfuqizimin e këtij vendimi me argumentin se është në kundërshtim me Kushtetutën, pasi cenon barazinë e qytetarëve para ligjit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:29
Muzhaqi thirrje të rinjve nga Fieri: Pa aplikuar për projekte e programe nuk mund të fitoni

 

E pranishme në takimin që Kryeministri Rama zhvilloi me të rinjtë në qytetin e Fierit, ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, është shprehur se ka filluar tashmë Programi Kombëtar i Ekipeve Sportive në të gjithë Shqipërinë, për vajza dhe djem, si në basketboll dhe në volejboll.

“Sporti ju shërben që të jeni të shëndetshëm dhe të aktivizoheni më tepër”, tha Muzhaqi drejtuar të rinjve, “por ju ndihmon edhe të bëni shoqëri të reja dhe të krijoni disiplinë”.

Ajo tha se kryetarëve të bashkive në të gjithë qytetet i është dërguar një kërkesë për të identifikuar terrene sportive ku mund të investojmë më tepër për të ngritur ambiente sportive.

Ndër të tjera, ministrja Muzhaqi ka treguar edhe për programet që ka  hartuar për të rritur aftësitë digjitale te fëmijët dhe të rinjtë në vend, siç është Programi i shumëpërfolur i Kodimit për fëmijët që në klasë të parë, por edhe ai për të rinjtë që duan të bëhen programues apo kodues.

Në fokus, ministrja përgjegjëse për rininë, ka sjellë në vëmendje një nga iniciativat e fundit që iu vjen në funksion të sapo  diplomuarve, Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, në të cilën kanë aplikuar vetëm 1100 të rinj nga 1700 vende të lira që ofronin institucionet e ndryshme. Kjo, sipas Muzhaqit, vjen nga mungesa e dëshirës dhe interesit të të rinjve, për të aplikuar në mundësitë e ndryshme që ofrohen për ta.

“Pa aplikuar nuk mund të fitosh”, përcolli si mesazh ministrja ndaj të rinjve, duke i nxitur akoma më tepër të bëhen pjesë e programeve të Qeverisë Shqiptare.

Ora 17:45
Rama me të rinjtë: Po shohim mundësinë e një fakulteti infermierie dhe mjekësie në Fier, i lidhur me spitalin memorial rajonal

Në qytetin e Fierit po planifikohet të ngrihet një degë e Universitetit të Tiranës, fakultet mjekësie dhe infermierie për ta lidhur këtë fakultet me spitalin memorial rajonal në këtë qytet. Kryeministri Rama dha lajmin sot në një takim me të rinjtë në Fier.

“Kemi folur për të hapur një degë, fakultet për mjekësinë dhe infermierinë duke shfrytëzuar spitalin memorial. Jemi duke punuar por hapja e një fakulteti të ri nuk është siç hapeshin më parë dhe që u jepej studentëve iluzioni që po diplomoheshin. Ne po punojmë për këtë dhe njëkohësisht po punojmë për të nxitur sa më shumë ndërkombëtarizimin e universiteteve. Na duhen universitete të lidhura me botën me programe të përbashkëta dhe diploma të përbashkëta”

Kryeministri foli edhe një herë për çështjen e financimit të ekselentëve në vend.

“Ne kemi pasur një nismë me qëllim shumë të mirë, një fond për të pasur studentët ekselentë dhe për të financuar studimet e tyre në universitetet më të mira të botës. Askush nuk është kthyer, pavarësisht se shteti i ka dhënë c çdo shpenzim dhe e kanë pasur si kusht. Ne do ta ndërpresim këtë program dhe këto para do t’ua japim ekselentëve këtu. Por jo ekselentëve nga 9-10, por atyre me të gjitha dhjeta. Të gjitha këto do të marrin pagë minimale”, tha Rama.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • indrit: 22/10/2022 21:34

    Soni ,Ino,Zeno what a waste of human sperm.....

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 22/10/2022 21:00

    Perleshje hienash me qentë dingo ne skenen e brishte shqiptare eshte mesazhi qarte se ne fund te tunelit te qeverisjes mafioze nuk do kete drite....bojkoti bardhe mbarepopullor ne zgjedhjet e pritshme duhet te shkoj 70%.

    Përgjigju
  • flips: 22/10/2022 20:54

    ed rama flet per rubla, kur gaz eletricitrt dhe grur i merr me rubla nga rusia nepermjet bullgarise dhe serbise, fol ky sharlatan per rubla, njeri me te ndyr nuk ka pare ajo toke

    Përgjigju
  • Arbërori: 22/10/2022 20:36

    A ka më Rus dhe rubel se ti o Edvin shkjau shqipfolës, po ti dhe vllau yt Vucici tërë kohen e kësaj lufte fashiste në Ukrain je duke e ndihmuar valuten e Putinit me para të popullit shqiptarë o tradhtar

    Përgjigju
  • Soni: 22/10/2022 19:47

    Vendimet e Rames jane gjithmone te drejta

    Përgjigju
  • Ino: 22/10/2022 19:46

    Ai qe nderton paleje do marre denimin qe meriton

    Përgjigju
  • Zeno: 22/10/2022 19:46

    Mos pafshin hajer kta te opozites

    Përgjigju
  • AltinTop: 22/10/2022 19:37

    As ti nuk i shpeton dot Lirës Turke…. te gjithe jeni te shitur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë