Rama me të rinjtë shkodranë: 60
ditë për të luftuar për prindërit tuaj

Rama me të rinjtë shkodranë: 60 <br />ditë për të luftuar për prindërit tuaj
SHKODER - Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama është takuar sot me qindra të rinj të mbledhur në pallatin e sportit të qytetit të Shkodrës. Sekretari për Rininë dhe Emigracionin, Erion Veliaj ka shprehur bindjen se të rinjtë do të jenë motori i fitores bindëse të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 23 qershorit dhe po ashtu do të jenë garancia për zbatimin e plotë të programit për një Rilindje Shqiptare. Ndërsa për deputetin Tom Doshi ashtu siç nisi nga Shkodra rënia e diktaturës 22 vjet më parë, ashtu ka nisur të marrë jetë edhe Rilindja Shqiptare. Doshi ka theksuar angazhimin se fitorja e PS është e padiskutueshme dhe në Shkodër do të ketë një përmbysje spektakolare të rezultateve.

Më pas, fjalën e ka marrë Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama:  “Edhe 60 ditë për të luftuar jo vetëm për veten tuaj, por dhe për prindërit tuaj, për prindërit tuaj në fshat, për prindërit tuaj në qytet. Që kurrë më mos të ketë prindër që vijnë në shtëpi me kokën ulur se nuk kanë punë, se nuk kanë mundësi të përballojnë çmimet përditë e më të larta dhe e presin fundin e muajit me ankthin se çfarë do të shtrojnë në tavolinën e bukës. Edhe 60 ditë për të ulur taksat për prindërit tuaj që jetojnë vetëm me një rrogë. Edhe 60 ditë për t’i dhënë familjes tuaj në fshat, çertifikatën e pronës mbi tokën. Edhe 60 ditë luftë për të legalizuar shtëpinë që prindërit tuaj kanë ndërtuar me mund e me sakrifica, por që sot e gjithë ditën është e palegalizuar pasi kanë vite të tëra që tërhiqen zvarrë nga një parti që lindi si partia e ëndrrave dhe e shpresave dhe sot është bërë partia e dështimeve dhe e gënjeshtrave. Edhe 60 ditë për një Shqipëri të rilindur, për një Shkodër të rilindur, për një fshat dhe qytet të rilindur”.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Rama në tryezën e organizuar nga 'Antikorrupsioni': Ky Komision do nxjerr maksimumin e mendimit intelektual! Do zbatojmë detyrat për të kapur standardet e BE-së

Rama në tryezën e organizuar nga 'Antikorrupsioni': Ky Komision do nxjerr maksimumin e mendimit intelektual! Do zbatojmë detyrat për të kapur standardet e BE-së