TIRANE - Një javë pas takimit të trojkës së ambasadorëve me kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama, ka ardhur takimi i sotëm i ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Ettore Sequi me kreun e PS-së. Takimi i cili u zhvillua në selinë rozë ka zgjatur 20 minuta dhe u bë pa praninë e mediave.
Pas takimit, ambasadori i BE-së, Sequi u shpreh se në fokus të bisedës ka qenë aktualiteti politik, por nuk ka dashur të specifikojë se çfarë është folur më kontretisht në këtë takim. Në prononcimin e shkurtër për mediat, Sequi nuk komentoi nëse në takimin me Ramën u bisedua mbi debatet e djeshme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për ndarjen e mandateve, apo shqetësimit që Partia Socialiste ka shprehur vazhdimisht në lidhje me procesin zgjedhor të 23 qershorit 2013 apo transparencës së votës.
Ndërkohë që në një takim që ka zhvilluar ditën e djeshme me të zgjedhurit në Asamblenë e kryebashkiakëve në qytetin e Beratit, Rama ka kërkuar ruajtjen dhe blindimin e votës, për çdo shqiptar që kërkon ndryshimin.
"Nuk ka asnjë bazë psikoza e vjedhjes si e tillë, në rast se njerëzit që janë të shqetësuar për mbrojtjen e votës, bëhen pjesë e procesit të garantimit të votës së tyre. Duke votuar pa diskutim, por duke e blinduar votën e tyre me rritjen e pjesëmarrjes secili që bashkë me votën e vet sjell edhe një votë tjetër të dikujt në familje që zakonisht nuk voton, të dikujt në shkallën e pallatit apo në rrugicën ku banon që zakonisht nuk voton, praktikisht blindon votën e vet. Kjo gjë duhet të bëhet e qartë për të gjithë. Sa më shumë të rrisim pjesëmarrjen, aq më pak ka hapësira për duar që manipulojnë votat", theksoi Rama.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com