Rama: Më vjen keq moj Jozefinë
si ta kanë katandisur partinë
Shkelja e përjavshme e rregullores së parlamentit, kur deputetët flasim jashtë limiteve kohore për çështje jashtë rendit të ditës në kohën e gabuar, nuk është e vetmja dozë jo serioze e ligjvënësve tanë.
TIRANE- Shkelja e përjavshme e rregullores së parlamentit, kur deputetët flasim jashtë limiteve kohore për çështje jashtë rendit të ditës në kohën e gabuar, nuk është e vetmja dozë jo serioze e ligjvënësve tanë. Batutat mes palëve, ironitë, fyerjet e deri tek mallkimet janë kthyer në një “ves” i zakonshëm i deputetëve dhe qeveritarëve.
Seanca e djeshme ishte më tipikja, që i përmbante të gjitha bashkë brenda pak orëve. Rregullorja u shkel, kur Sali Berisha, Edi Rama dhe deputetë të të dy palëve, që në nisje të seancës folën për dekriminalizimin dhe raportin e
OSBE-së, kur pika e parë e rendit të ditës, ishte dekreti i presidentit për ligjin e arsimit të lartë.
Në zjarr e sipër të diskutimeve disa orëshe, aktorët e mazhorancës dhe opozitës kanë shkëmbyer mes tyre batuta, ironi, madje edhe mallkime, sjellje të cilat ishin larg diskutimeve teknike dhe ligjore të drafteve që në fund u votuan, thuajse pa asnjë vëmendje gjatë diskutimeve disa orëshe. Edi Rama shkëmbeu replika dhe thumboi thuajse të gjithë demokratët dje: Sali Berishën, Edi Palokën, Arben Ristanin dhe Jozefina Topallin.
Ironia për ish-kryeparlamentaren ishte më e spikatura. Pasi debatoi me Ristanin dhe Palokën, Ramës ju desh të përballej me deputetin Strazimiri. Ky i fundit kërkoi që kryeministri të mos zhurmonte kur ai fliste. Por Rama ju përgjigj duke u larguar nga salla, pa harruar të përshëndesë Topallin.
“Në dorë të kujt të ngeli partia moj Jozefinë. Sa mirë e nisët, por në dorë të kujt u bitisët moj Jozefinë... sa keq me vjen ku ta katandisën.” –tha Rama.
Deputeti Strazimiri kërkoi qetësi:
“Të zbatohet rregullorja e të kemi qetësi të paktën nga kryeministri kur flasim”. Rama i dha të drejtë: “
Ke të drejtë. Po iki unë, se dy intelektualë i përballoj, por tre jo. Ky i treti nuk përballohet”.
Deputeti demokrat, Arben Ristani ka shkuar deri në fazën e mallkimeve, pavarësisht se e parashtroi atë si një histori.
“Dëgjojmë vetëm fjalë të ndyra dhe të shpifura nga ky zotëri. Më vjen në mëndje ka një gjë të bukur te “Klubi i Selanikut”. “Po tu thaftë goja more beu ynë, si nuk the një fjalë të mirë, po qenke vesh gjatë more beu ynë, po qenke turk more beu ynë”. Dhe kjo shprehje shkon shumë mirë me gjithë këtë turme arrogantësh dhe turkoshakësh që ke mbledhur me të cilët do të bësh edhe reforma. E di që janë të paaftë dhe flenë nën miza po shyqyr që e di dhe ti dhe jua thua edhe në sy, po harron që këtë parlament e ke kriminalizuar ti. “Turkoshak dhe veshgjatë, tu thaftë goja që nuk the një fjalë të mirë”,-tha Arben Ristani.
Përplasje pati edhe mes Palokës dhe Ramës. Demokrati e quajti kryeministrin një piktor dështak, teksa Rama ju kundërpërgjigj duke e cilësuar një zhgarravinë.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 18 Shtator 2015Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
44.7%
-
Gafë
50.6%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 4911
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15