Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me kancelarja Merkel ka shprehur të gjithë mirënjohjen dhe vlerësimet për punën që ajo personalisht por edhe Gjermania ka bërë jo vetëm për shqiptarët por për të gjithë rajonin e Ballkanit. Teksa vlerësoi nisjen e procesit të Berlinit nga Merkel, Rama tha se sot Ballkani Perëndimor është një vend më i mirë se para këtij procesi. Ai e cilësoi sot një ditë të bukur që Merkel vizitoi Tiranë, por edhe një ditë të keqe për faktin se kjo është edhe takimi i lamtumirës me largimin e Merkel nga politika.
"Do të them që kjo është njëkohësish një ditë e bukur për ne dhe një ditë e trishtuar. E bukur sepse kemi privilegjin të presim në Tiranë një mike të Ballkanit, shqiptarëve dhe njëkohësisht e trishtuar sepse në një farë mënyrë kjo është edhe vizita e lamtumirës e Angela Merkel i kancelares së Gjermanisë. unë besoj që askush nuk ka bërë për këtë rajon pas kapërcimit të luftës më shumë se sa kancelarja gjermane dhe ajo që është akoma më e rëndësishme sipas meje është se askush nuk e ka kuptuar këtë rajon më mirë se kancelarja gjermane. Me kancelaren është gjithmonë një problem, se pse nuk i ka qejf fjalime me shumë fjalë të bukura, por njëkohësisht është shumë e sinqertë edhe shprehja e fjalëve më të mira lidhur me atë që ajo bëri duke iniciuar procesin e Berlinit, një proces i cili është një vizion largpamës, jo thjeshtë për të kaluar një fazë disa vjeçare, por për ta parë të ardhmen të gjithë së bashku dhe përtej të gjitha rezultateve konkret në aspektin e fushave që mbulon procesi i Berlinit arritja më e madhe është vendosja enjë frymë bashkëpunimi, bashkëveprimi të së ardhmes së përbashkët. Sot ishte privilegj që kancelarja të ishte ne Tiranë, në pamundësi për të vizitat të gjithë vendet dhe këtu të kishim takimet bilaterale me liderët e rajonit tonë dhe i shpreh mirënjohje për atë që Gjermania ka bërë për Shqipërinë dhe për të që kancelarja personalisht ka bërë për rajonin. Nga an tjetër duke e respektuar maksimalisht faktin që kancelarja është një lider që drejton Gjermanin prej shumë vitesh, por q ë asnjëherë nuk ka munguar t'i jap zemër politikës europiane, por njëkohësisht është gjermane dhe kohën e ka të shtrenjtë, Sot Ballkani është një vend shumë më i mirë se sa ishte para se Merkel të niste procesin e Berlinit", tha Rama
Lajmi kryesor: