Rama krah Macron në Forumin e Paqes në Paris: Rusia mund të shkaktojë dëme të mëdha në Ballkan! Kemi ende pa zgjidhur çështjen Kosovë-Serbi

Kryeministri Edi Rama nuk përjashton mundësinë e një destabilizimi të mundshëm në Ballkan për shkak të ndikimit rus në Beograd. Në samitin e Paqes në Paris, ku ishte i ftuar kreu i qeverisë foli për tentativat e Moskës për të shkuar përtej Ukrainës dhe duke hyrë në rajonin tonë, që vijon të jetë i brishtë, duke iu referuar çështjes së Kosovës dhe Serbisë. Pavarësisht tensioneve, Rama shtoi se është e rëndësishme të shihet se Ballkani Perëndimor është i bashkuar. 

"Dua të them se Ballkani deri tani ia ka dalë t’i qëndrojë larg luftës konvencionale duke qenë hallka më e brishtë e zinxhirit. Ne kemi dobësitë tona se e dimë që në Ballkan, Rusia ka ndikimin më të madh potencial dhe mund të shkaktojë dëme prej ndasive. Kemi një çështje të madhe si Serbia dhe Kosova, paqja përfundimtare por është e rëndësishme të shihet se Ballkani është i bashkuar", tha Rama.

Teksa solli në vëmendje edhe njëherë zhgënjimin që ka pësuar nga BE në kohën e pandemisë, Rama tha se nuk do ia kishte dalë pa Kinën, Rusinë dhe Turqinë. Një tjetër çështje e nxehtë ishte edhe debati për emigracionin e paligjshëm, për përballimin e të cilit, Emanuel Macron kërkoi bashkëpunim ndërkombëtar.

“Migracioni për shembull, për këtë kemi debate të forta në Francë. Duhet të kemi përgjigjie të mirëmenduara që mund t’i kemi vetëm nëse do jemi Evropë e Bashkuar. Na duhet më shumë bashkërendim për të administruar flukset e emigracionit. Siç e thashë edhe sot pasdite, jam i bindur se bashkëpunimi ndërkombëtar është tepër jetik”, tha Macron.

Rama shkëmbeu edhe batuta me presidentin francez. Fillimisht e cilësoi kurajoz duke thënë se "është për t'i hequr kapelen" që vendos limit kohor kur në panel ka të ftuar nga Amerika Latine, Afrika dhe Ballkani. "ani e kuptoj pse Putini kërkon të të përqafojë", tha Rama duke qeshur. Në përfundim të fjalës së tij, Macron tha se të gjithë e respektuan duke mos e ndërprerë dhe ia dolën që e gjitha të zgjaste rreth një orë. 

Edhe për këtë, Rama shkaktoi të qeshura pasi kërkoi të dinte çfarë mendonte Macron për fjalimin lidhur me përqafimin e Putin si dhe lutjet për të ndihmuar Ballkanin Perëndimor dhe njerëzimin. Presidenti francez u shpreh se asgjë nuk mund ta arrijë i vetëm, por me ndihmën e të gjithëve.

Edicioni i pestë i Forumit të Paqes në Paris ka mbledhur liderë nga mbarë bota, si dhe përfaqësues të lartë të organizatave ndërkombëtare, bizneseve, bankave zhvillimore për të diskutuar eliminimin e krizave të shumëfishta globale, duke promovuar forcimin e bashkëpunimit dhe multilateralizmit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:42
Rama kujton artikullin që shkroi për ‘The Guardian’: Jetoja në Paris, më refuzuan vizën në Britani! Të rregullosh lirinë e fjalës, sfidë e stërmadhe

 

Shqipëria ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën për aderimin në Partneritetin Ndërkombëtar për Informim dhe Demokraci. Kështu bëri me dije kryemnistri Edi Rama nga Forumi i Paqes në Paris.

Në fjalën e tij, Rama tha se është pesimist për situatën në të cilën ndodhet fjala e lirë momentalisht por shtoi se ka shpresë së gjithçka do të ndryshojë. 

“Kam qenë i frustruar nga pamundësia për të përftuar një mënyrë komunikimi mes institucioneve dhe botës së medias. Pastaj takova Kristofin, mësova për këtë gjë dhe mu duk e shkëlqyer dhe shumë e dobishme me një potencial të madh për të sjellë njerëzit bashkë e për të krijuar një hapësirë ku të gjithë kanë vendin e tyre. Jetuam në atë që ishte në një vend si Korea e Europës të izoluar nga Perëndimi e Lindja, kurrë nuk ëndërronim për median e lirë.

Në Paris në atë kohë  më kishin refuzuar vizën për në Britani. Përmes një miku këtu arrita të shkruaj një artikull për The Gaurdian.

E kishim çelur shtypin e lirë në Shqipëri. Një xhungël në atë kohë. Marr një mesazh nga The Gaurdian. mesazhi ishte që duam të flasim me ty nëse jeni i lumtur me titullin që i vëmë ne. Mendova si mund të më pyesin mua për këtë. Të nesërmen më telefonuan. Titulli ishte më i mirë se ai që i kisha vënë unë. Thash pse më pyesni mund ta botonit. Gruaja në anën tjetër më tha nuk funksionon kështu duhet të kontrollojmë çdo detaj me autorin. Sot jetojmë në një botë ndryshe.

Të rregullosh lirinë e fjalës, është sfidë e stërmadhe, sfida e civilizimit tonë, nuk mund të përhapen gënjeshtra si të vërteta. Jam shpresëplotë se diçka do të ndryshojë. Drejtpeshimi, nëse një ekuilibër do shpëtojë njerëzimin ndryshe do jemi në një situatë të keqe shumë shpejt. Jam shumë pesimist. Do të doja t’i bëja jehonë krenarisë së Shqipërisë që është shteti i 50 pas SHBA që aplikon”, tha Rama.

Ora 19:38
Rama përmendi ndryshimet klimaterike, Macron: Të siguroj se jam entuziast, mund ta përballojmë! Evropa duhet të bashkëpunojë për të përballuar migracionin

 

 

Deklaratës së Ramës përsa i përket sfidave që kanë sjellë ndryshimet klimatike, Macron iu përgjigj duke thënë se ishte tepër entuziast dhe se besonte se sfida të tilla mund të përballoheshin.

“Thjesht për të siguruar, Edin, jam entuziast dhe çdo ditë kam besim se mund të përballemi me këtë botë gjithmonë e më komplekse. Gjatë gjithë diskutimit është thënë se në thelb kjo luftë është ekzistenciale për të gjithë ne dhe ka ardhur pas problemeve të tjera të cilat ekzistonin, pabarazia sociale, ekonomia, varfëria dhe ka ndjei për një standart të dyfishtë. Por ne duhet të vijojmë të merremi me çështjet që kanë të bëjnë me rendin ndërkombëtar. Ne po rimendojmë përparësitë tona dhe ndoshta nuk janë kuptuar shumë mirë. Nuk mund të zgjidhim çështje si shkatërrimi i diversitetit, pabarazia, në rast se nuk bashkëpunojmë. Ka shumë forca që përpiqen të na ndajnë por ato çështje të cilat ne duhet të merremi, duhen zgjidhur në nivel ndërkombëtar. Besoj është në interesin e të gjithëve, të flasim për universalizmin, për këtë parim kaq të rëndësishëm”-tha presidenti francez.

Më tej, gjatë konferencës së mbajtur në Forumin e Paqes në Paris, ai u shpreh se duhej të kishte një bashkëpunim në Evropë për të përballuar flukset e emigracionit që e konsideroi edhe si një çështje që kishte shkaktuar debate të shumta në Francë.

“Migracioni për shembull, për këtë kemi debate të forta në Francë. Duhet të kemi përgjigjie të mirëmenduara që mund t’i kemi vetëm nëse do jemi Evropë e Bashkuar. Na duhet më shumë bashkërendim për të administruar flukset e emigracionit. Siç e thashë edhe sot pasdite, jam i bindur se bashkëpunimi ndërkombëtar është tepër jetik”- u shpreh Macron.

Ora 19:36
Batutat në Paris/ Macron: E respektuam fjalën e Ramës! Kryeministri: Si ndiheni për lutjet që ndihmoni Ballkanin dhe njerëzimin?

 

Nuk kanë munguar batutat mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit francez Emmanuel Macron në Forumin e Paqes në Paris. Macron tha se e rspektuan fjalën e Ramës ndërsa kryeministri e pyeti se si ndihet për cështjet që ngriti, batutë që shkaktoi të qeshura.  

Macron: Thamë që kishim 1 orë dhe cfarëdo që Edi Rama thotë, e kemi respektuar.

Rama: Doja t’ju pyes, në emër të të gjithëve besoj, duke qenë se e nisi me përqafim nga Putini, vazhdoi me vazhdoni të ndihmoni Ballkanin dhe shkoi te ju lutem shpëtoni njerëzimin. Si ndiheni për këtë?

Macron: Këtë do ta bëjmë të gjithë së bashku, jo unë i vetëm. S’më duket se e gjithë kjo barrë është në shpatullat e mia.

Ora 19:31
Rama: Rusia mund të shkaktojë dëme të mëdha në Ballkan! Kemi çështjen e Serbisë dhe Kosovës, por jemi të bashkuar

 

Gjatë fjalës së tij në Forumin e Paqes në Paris, kryeministri Edi Rama është shprehur se ndonëse Rusia ka ndikim të madh dhe mund të shkaktojë dëme të mëdha, Ballkani është i bashkuar.

“Gjetja e një ekuilibri mes krizave është sfidë e madhe por këtu hyn në lojë barra e lehtë e të qenit kryeministër shqiptar dhe jo president i Francës se nuk duhet të zgjidhësh problemet e botës.

Dua të them se Ballkani deri tani ia ka dalë t’i qëndrojë larg luftës konvencionale duke qenë hallka më e brishtë e zinxhirit. Ne kemi dobësitë tona se e dimë që në Ballkan, Rusia ka ndikimin më të madh potencial dhe mund të shkaktojë dëme prej ndasive historike.

Kemi një çështje të madhe si Serbia dhe Kosova, paqja përfundimtare por në të njëjtën kohë është e rëndësishme të shihet se Ballkani është i bashkuar. Ne jemi në drejtimin e duhur. E di që nuk është e lehtë. Për shkak të asaj çka ndodhur vërtet në Ballkanin Perëndimor, ky është po kështu product i nxitjes që po jep Franca duke qenë nga njëra anë apo i perceptuar si më skeptik për zgjerimin por dhe më i përfshirë së fundmi në Ballkanin Perëndimor.

Më vjen keq zoti president, nuk isha më i shpejtë sa miqtë tanë. Tradita ka rëndësi. S’bëjmë dot asgjë për këtë”, tha Rama.

Ora 19:19
Batuta e Ramës për Macron: Jeni kurajoz që na ftoni dhe vini kufi kohor! Tani kuptoj pse Putin kërkon të të përqafojë

 

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Forumin e Paqes në Paris nuk ka hezituar të bëjë një batutë për presidentin francez pasi tha se kanë rreth 1 orë kohë për të biseduar.

“Jeni kurajoz që të vendosni kufi kohor dhe të ftoni njerëz nga Amerika Latine, Afrika dhe Ballkani. Tani e kuptoj pse Putini kërkon të të përqafojë. Ju heq kapelen për këtë”, tha Rama.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • A. N.: 11/11/2022 23:59

    Pasi i zgjidhi te gjitha problemet e shqiptareve brenda vendit po vazhdon te zgjidhe problemet e kosoves, serbise, ukraines e rusise. Je qe je perveshju punes e zgjidh edhe problemet e Frances.

    Përgjigju
  • Largimi: 11/11/2022 23:36

    Pa u larguar RAMA nuk ecen ky vend ! Patronazhistet të dergohen në Strasburg për demtim të dhenash personale siç u derguan ca të tjere

    Përgjigju
  • flora: 11/11/2022 22:41

    sesht fare ne krah, si gjithmone esht ne fund me jevgjit.

    Përgjigju
  • Arbërori: 11/11/2022 21:21

    Injaranti, gënjeshtari dhe mashtruesi Edvin shkjau shqipfolës agjenti Rus…!

    Përgjigju
    • Meri: 12/11/2022 08:29

      Ty arbëriri do të japim Saliun,inteligjent,i sinqert,i besushëm,e flettere mire Serbishten,spese eshte dhenderr i Serbis ,gjithashtu ka qën edhe siun i UDB.

    • Arberor cironka: 12/11/2022 08:01

      Intriganti, qoftexhiu, llafazoni dhe trupeshku Arbëror Shkjau nga vicidolli paska nxjerr prap koken.

  • Elsa: 11/11/2022 20:29

    Hibridi tipik i kuadrit komunist eshte servili, i cili nuk le rast pa lepire e peshtyre ne emer te injorances. Sot, e kishte radhen me Makronin. Dje, me Erdoganin, pardje, Gjermanin, me tutje, kushdo me menderen ulur ne karrige Washing-Londoni! Por jo vetem, kryepyka ka nevoje per cike servilizem ndaj vetvetes dhe...ska si te ndodhe ndryshe me oborrin e Tiranes.

    Përgjigju
  • Samarallo Kalloi: 11/11/2022 19:27

    O UKU MOMLIT po po vejm prap Salën o UKU PALL komplet hajdar. Po a krahasohe Edi Rama çun Tirone me malokun Sali ? ? ?

    Përgjigju
    • Arberor Turipiçka: 12/11/2022 08:02

      He mer vemje poserash, prap dole ti? Apo te turri Shqupi se mbaruan sufllaqet. Ptu, klysh serbi

    • Arbërori: 11/11/2022 21:22

      Mun Tirone

  • UKU MOMLIT: 11/11/2022 12:29

    Ramoviq futi ndonje darkë me vellane serb Vukaka dhe ne populli te "mirkuptojne" se ashtu eshte nje pune e rendesishme ne emer te atdhetarizmes hibride edviniane.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda