Kryeministri Edi Rama, pas mbylljes së këtij sesioni parlamentar ka gjetur kohën për t’u marrë me veten. Kryeministri prej ditësh shpërndan momente nga jeta e përditshme në Insta Story.

Kështu sot, Rama ka postuar një video të shkurtër buzë detit. Ai  mban përpara një libër, që siç dihet është miku më i mirë i pushimeve verore, ndërsa shijon kafen e mëngjesit. Detaji që s'duhet humbur është stema e shqiponjës stampuar tek filxhani i kafesë. 

Pa asnjë dixhiturë, ose përshkrim në video, kryeministri duket se e ka nisur mbarë këtë muaj.