Rama merr rastin e Sarandës: Mbushet deti me gur dhe s’shkon një polic për të parë! Pse?! Ky është kryekëput korrupsion

Rama merr rastin e Sarandës: Mbushet deti me gur dhe s’shkon një polic për të parë! Pse?! Ky është kryekëput korrupsion

1620984986_EDI.jpg

Kryeministri Edi Rama teksa sot për ndërtimet pa leje ishte i ashpër edhe me rolin e Policisë së Shtetit.  Rama mori si shembull bregdetin e Sarandës, ku siç tha ai, mbushet deti me gurë dhe nuk ka shkuar asnjë efektiv policie, as për ta pyetur se çfarë po ndodhte. Kryeministri tha se ky është kryekëput korrupsion.

"Është e pamundur që një ndërtim pa leje, një ndërhyrje në det në mes të Sarandës, jo në zona të pabanuara por në mes të qytetit. Të ndërhyhet në det, të mbushet me gurë deti dhe kjo të ndodhi pa vajtur këmbë polici për të thënë: Ej ca janë këto gurë që po hedh në det. Pastaj të vijë puna deri tek unë, dhe pasi ndërhyjë unë për 24 orë të pastrohet ajo, kjo është e papranueshme. Domethënë u bëka. Atëherë pse nuk është bërë. Kush e mban përgjegjësinë që s'është bërë. Policia duhet të jetë shumë rigoroze me vetveten dhe nuk duhet të lejojë që 1, 7, 12, 40 individë të njollosin reputacionin e saj dhe të shtetit. Kjo nuk është as indiferencë as mungesë aftësi, kjo nuk është absolutisht asgjë tjetër përvecse korrupsion. Nuk ka asnjë emër tjetër kjo. Kjo është korrupsion në kurriz të një dynjaje të tërë. Si u hidhkan gurë në gjithë bregdetin e Shqipërisë dhe nuk i shef njeri. Nga vijnë këto gurë? E nga kalojnë për të shkuar atje, si mbushet një det i tërë për të bërë prita e mole, e këtu nuk i shihka njeri. Ndërkohë avllinë e dikujt në firifistun e kap polici. Këto ndodhin para gjithë dynjasë. Dhe natyrisht ndodhin aty ku interesat janë shumë të mëdha. Se interesat nuk janë shumë të mëdha atje në firifistun. Se një familje po ndërton me kursimet e saj një mur. Dakord jam unë, por nuk duhet të fillojë atje dhe të mbetet atje. Të fillojë njëherë këtu poshtë e pastaj të shkojmë atje", tha Rama:


Lajmi kryesor:

Mbrojtja e territorit, prioritet i njëjtë si lufta kundër krimit të organizuar, trafiqeve dhe korrupsionit! Rama: Nisim që sot, vendosim kontroll absolut (VIDEO)


K.T.//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët