Rama merr Shaqirin si mbikqyrës
për marrëdhëniet me NATO

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka emëruar Bahri Shaqirin, ish drejtorin e SHISH në postin e mbikqyrësit të marrëdhënieve me NATO-n. Një emërim që është bërë ditë më parë nga ana e kreut të qeverisë dhe që tregon rëndësinë që kanë për qeverinë shqiptare marrëdhëniet me Aleancën, teksa në këtë post të rëndësishëm pranë kryeministrit është emëruar një figurë me një starturë të lartë dhe asnjëherë i diskutuar apo përfolur në qarqet politike apo mediatike shqiptare për mungesë korrektese në detyrën e kreut të SHISH, apo dhe pas largimit nga drejtimi në një mënyrë aspak të këndshme më shumë se një vit më parë. Shaqiri, i vlerësuar për punën e tij, dhe sidomos nga ana e partnerëve ndërkombëtarë për bashkëpunimin me shërbimet homologe në funksion të bashkëpunimit dhe plotësimit të detyrimeve si vend aleat në Aleancë por dhe si pjesë përbërëse e koalicionit të madh kundër terrorizmit, që nga fillimi i gushtit të 2012 kur u shkarkua në mënyrë të rrufeshme nga presidenti Bujar Nishani ka preferuar të mos flasë asnjëherë për mediat.

Ai mbetet drejtuesi më misterioz i këtij shërbimi, ndërkohë që ka raportuar gjithmonë sipas ligjit për punën e shërbimit sekret në strukturat përkatëse por dhe ka informuar Kuvendin në komisionet parlamentare sipas ligjit. Pavarsisht se ka drejtuar shërbimin sekret shqiptar që nga fillimi i vitit 2005 e deri më gusht të 2012, askush nuk e ka parë Shaqirin në publik. Ai është ndoshta, njëri ndër njerëzit më misterioz në Shqipëri dhe pas largimit nga drejtimi i SHISH, duke plotësuar dhe kushtin themelor për një pjestar të shërbimit sekret: për të do të flitet pas 10 vitesh nga largimi. Dhe në dy tre raste që është ‘zënë’ nga gazetarët duke dalë nga Kuvendi ku ka informuar për punën e shërbimit, është përgjigjur shkurt me “po” ose “jo”. Një “kryespiun” tipik por jo i dalë nga shkolla e shërbimeve sekrete.

Madje emërimi i tij ka qënë i papritur, pasi duke qenë se për tre vite mbuloi kabinetin e ish-kreut të ndjerë të SHISH, Kujtim Hysenaj, duke qënë se i ra mbi supe barra për të qënë drejtues ‘de fakto’ i SHISH për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore të Hysenajt, arriti të bëhej njeriu i duhur për të bashkëpunuar me partnerët ndërkombëtare dhe kryesisht SHBA. Por vetëm në fillim të 2005, ish-kryeministri Nano dhe ish-presidenti Moisiu gjetën gjuhën e përbashkët dhe emëruan Shaqirin në krye të SHISH. Drejtim që vijoi më pas nga ai dhe me qeverinë e Berishës me president Bamir Topin duke qenë nën sulmet e ish-kryeministrit, por asnjëherë reagues.

Për të ardhur në gusht të vitit 2012, kur presidenti Nishani firmosi kërkesën e Berishës për shkarkim të Shaqirit, ditën që e kishte thirrur për bashkëpunim e duke e zëvendësuar atë me kreun aktual Visho Ajazi Lika, ish-zëvendësin e Gazidedes, që kishte ardhur nga Kanadaja. Pavarsisht debateve politike për shkarkimin e tij nga kreu i SHISH, Shaqiri asnjëherë s’ka folur në këto dy vite, madje askush nuk e ka parë në ekrane, duke vijuar gjithnjë të heshtë sikurse ka bërë gjatë 7 viteve të drejtimit. Tashmë ai do jetë mbikqyrës i marrëdhënieve me NATO-n pranë kryteministrit, një detyrë e rëndësishme kjo për të.

Shkrimi u publikua sot (6.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë