TIRANË - Por, çfarë realisht ka deklaruar Rama në konferencën rajonale të Korçës pak ditë më parë, ndërsa trajtonte problemet e shëndetësisë? Furtuna e ngritur nga Partia Demokratike, kapur në aspektin moral nga deputetja Ledina Aliolli, që përfshiu edhe Urdhrin e Infermierëve dhe përfundoi sot, tek kryetari i Qeverisë, duket si furtunë në një gotë uji, dukshëm për qëllime elektorale.
Deklarata që Rama bëri në Korçë, që shkaktoi të qeshura tek pjesëmarrësit, pavarësisht natyrës së dhimbshme së saj në fakt, ishte kjo:
“Ju e dini mirë se këtu në spitalin e Korçës shkoni me rezistenca me vete. Rezistencën e keni si pjesë të shtuar të paketës, se të gjithë shkojnë me ilaçe me vete, me çarçaf me vete, me batanije me vete, me gruan me vete, por dhe rezistencën me vete. Po, me gruan me vete, që të të mbrojë nga infermierja, të të mbrojë nga infermierja që kërkon para për çdo shpim. Edhe të shpojnë, edhe të paguash, edhe të mos jesh i siguruar dhe të mos dish si t’ia bësh nesër, kjo nuk shkon. E vërtetë është që të gjitha këto, kushtojnë”.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com