Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestën e studentëve dhe iu ka bërë thirrje që të bashkohen në dialog. Rama tha se nuk kërkon as pazar dhe as negociata por vetëm dialog. Kryeministri ka publikuar një studente me një pankartë ku shkruhet: S'jemi Luli që të bëjmë pazare. Rama pyet studentët, se nëse nuk janë si Lulzim Basha, atëherë pse sillen si ai në kohën kur ishte në cadër dhe nuk pranonte dialog.

"S'jeni Luli? Po atëherë pse bëni ekzaktësisht si Luli që futet në çadër e bërtet,s'dua dialog, plotëso kërkesat se s'dal nga çadra!?Ikën nga Kuvendi e bën të njëjtën gjë, plotësoji se s'vij!E pastaj në fund vetëm humbet!Kush ju kërkon pazare?Unë jo njëherë. As negociata. DIALOG."-shkruan Rama.

Fotoja e publikuar nga Rama në Twitter.

Kryeministri Edi Rama, iu ka kërkuar dialog studentëve që prej ditës së parë. Ndërkohë që këta të fundit, nuk pranojnë dialogun por kërkojnë plotësimin në distancë të 8 kërkesave të tyre. Kryeministri është shprehur i gatshëm madje që të realizojë më shumë sesa ka premtuar.