TIRANË – Kryeministri Rama deklaron se nuk i ka dërguar asnjë mesazh, Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, me përmbajtjen që u paraqit sot publikisht në Komisionin hetimor nga deputetët e opozitës.
Nëpërmjet Twitter, Rama ka “dëshmuar”: “Sms-ja ime për Ministrin e Brendshëm? Një shpifje! Mendimi im për Saimir Tahirin? Ministri i duhur që meriton respekt për punën e palodhur!”
Nëpërmjet pak fjalëve shkurt, kreu i Qeverisë ka mbështetur edhe njëhërë bashkëpunëtorin e tij të ngushtë, Tahirin, i cili sot, për mëse 5 orë, u përball me pyetjet e opozitës lidhur me emërimet dhe shkarkimet në Policinë e Shtetit, përballje që më pas devijoi në akuza lidhur me një mesazh kopromentues që opozita pretebndonte se Tahirit i ishte dërguar nga Rama.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com