Rama: Mësues që e cilësojnë Ismailin si një nga vëllezërit Frashëri, nuk ka më

Rama: Mësues që e cilësojnë Ismailin si një nga vëllezërit Frashëri, nuk ka më

Kryeministri Edi Rama në gjimnazin "Sami Frashëri"

Kryeministri Edi Rama u shpreh këtë të hënë nga gjimnazi “Sami Frashëri” se reforma në arsim ka sjellë pastrimin e mësuesve të pashkolluar, ka kontribuar në rikthimin e gjuhës shqipe në vendin që i takon, si dhe ka nxitur bashkëveprimin mësues-nxënës-prindër.

Nuk e di në ka më mësues, si atëherë kur u bë hit nëpër rrjetet sociale, që iu thoshte nxënësve se vëllezërit Frashëri janë Sami dhe Ismail Frashëri. Më parë të tillë ishin mbi 5 mijë, ndërsa sot rezultojnë shumë pak. Sot, mësues që ushtrojnë lëndë të tjera përveç asaj për të cilën janë kualifikuar, gjenden vetëm nëpër fshatra të thellë.

Edi Rama, Kryeministër

Ndër të tjera, Rama theksoi se arsimi tashmë nuk është vetëm hapësirë për të privilegjuarit dhe të pasurit, por edhe për të rinjtë që duan të shkollohen.

“Asnjë fëmijë i privilegjuar s’mund ta parakalojë fëmijën e çobanit, qoftë ky i fundit edhe në majën më të lartë të malit”, u shpreh Rama, duke cilësuar se “në platformën elektronike tanimë ka vetëm pikëzim të bazuar tek dijet”. Ai e vendosi theksin edhe tek platforma e bashkëqeverisjes, e më konkretisht tek seksioni “Shkolla ime”, duke thënë se “ka hapësirë për të gjitha ata që duan të bëhen bashkë”.

Një moment mjaft interesant nga fjalimi i Ramës ishte edhe komenti i tij karshi falenderimeve të bëra nga ana e drejtoreshës së gjimnazit “Sami Frashëri”. “Drejtoresha juaj më falenderoi për kontributin e dhënë ndaj shkollës, por për të qenë i sinqertë unë nuk kam bërë asgjë, thjesht e kam lyer kur isha kryetar bashkie, kjo është e gjitha”, u shpreh ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin