Rama: Meta nuk na  tradhëton, jo
eufori, Berisha manipulon

Rama: Meta nuk na  tradhëton, jo<br />eufori, Berisha manipulon
Kreu socialist Edi Rama ka marrë pjesë dje në mbledhjen e Asamblesë së qarkut të Tiranës, ku përfshihet Tirana bashki, Tirana Rreth dhe rrethi i Kavajës.

Kreu i PS Rama që në fillim ka vlerësuar shumë punën që është bërë në të gjithë vendin në lidhje me përçimin e ideve të programit në bazë, si dhe ka vlerësuar shumë mobilizimin në rrethin e Kavajës, në Tirana Rreth dhe bashki, ku kanë qënë prezent kreu i bashkisë Elvis Roshi, kandidati për dpeutet Parid Cara dhe kreu i PS Tirana Rreth Pjerin Ndreu, pa përjashtuar kreun e PS të qytetit Tiranë Sajmir Tahiri, deputetë dhe të deleguar në këtë qark.

Njëherësh Rama ka kërkuar që të evidentohen të gjitha rastet e personave votues të majtë të cilët kanë ardhur nga rrethet, por që nuk kanë lejen e banimit në Tiranë, por dhe në zonat e tjera ku kanë lëvizur. Ai ka kërkuar që të bëhen lejet e të regjistrohen në gjendjet civile përkatëse për të votuar aty ku jetojnë, pavarësisht pengesave që ka sjellë pushteti i PD.

Ndërkohë që përpos punës për shpjegimin e programit të PS, Rama ka kërkuar të sqqarohet baza për efikasitetin e koalicionit me LSI, duke nënvizuar se baza duhet të jetë e qartë se “Meta nuk na tradhëton. Pasi dhe në zgjedhjet e vitit 2009 me LSI e Metën nuk kemi pasur marrëveshje.

Ai doli vetëm e s’mund të akuzojmë se prishi ndonjë marrëveshje”. Kreu i PS ka nënvizuar në takim se “Duhet të mendojmë që me LSI e punën tonë efektive e të vendosur e kemi fitoren në xhep. Saliu manipulon, dhe në këtë rast nuk ka vetëkënaqësi e eufori, duke pasur parasysh se Saliu, pavarësisht se fituam, e përmbysi rezultatin më 8 maj”.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 10.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: SKAPI u bë SPAK!

Skënder Minxhozi: SKAPI u bë SPAK!