Rama-Meta takim 'kokë më kokë' 
për zgjedhjet:Vazhdojnë negociatat

Rama-Meta takim 'kokë më kokë' <br />për zgjedhjet:Vazhdojnë negociatat
TIRANE - Përreth 50 minuta, kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Ilir Meta zhvilluan një takim kokë më kokë  në kryesinë e Kuvendit. Kjo është e mërkura e katërt që dy aleatët e mëdhenj të mazhorancës takohen, ku ashtu si edhe ne bisedat e meparshme, në fokus kanë qenë zgjedhjet lokale.

Të njëjtat burime sqaruan për A1 Report se palët vazhdojnë negociatat për ndarjen e zonave dhe kandidatëve në 61 bashkitë e vendit për zgjedhjet e 21 Qershorit. Po sipas burimeve te A1Report në ditët e mëparshme, marrëveshja mes PS e LSI është gjetur për qytetet e mëdha.

Duke iu referuar situatës së ndezur politike pas përjashtimit nga Partia Socialiste të deputetit Tom Doshi, biseda mes dy aleatëve mendohet të jetë përqendruar edhe në deklaratat që Doshi bëri se ka pasur një atentat të mundshëm ndaj tij.

Takimi i kryesocialistit Rama dhe kreut te Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta vjen nje dite para seances plenare te se enjtes, e cila pritet te zhvillohet mes debateve te shumta ne lidhje me situaten e fundit politike ne vend.

Redaksia Online
(Gre.M/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron