Rama:Ministrat e PD i shkarkoj
në 26 Qershor, nëse fiton PS-ja

Rama:Ministrat e PD i shkarkoj<br />në 26 Qershor, nëse fiton PS-ja
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ministrat teknikë të PD-së nuk do jenë në detyrë pas datës 25 Qershor. 

I ftuar në emisionin "Opinion", Rama tha se ministrat teknikë nuk do të jenë më të tillë pas 25 qershorit nëse PS fiton zgjedhjet.

Ai tha se 6 ministrat dhe zv/kryeministrja do të shkarkohen pasi nuk janë pjesë e programit të qeverisë.

Në rast se 25 qershori do zgjedhë PS-në në krye të qeverisë, ata s’do jenë më ministra.

Ata janë ministrja teknikë dhe do largohen nëse ne fitojmë zgjedhjet”
, u shpreh Rama. 

"Me LSI jemi në koalicion, por vetëm ankohen"
Rama konfirmoi gjithashtu se vazhdon të jetë në koalicion me LSI, të cilën nga ana tjetër e akuzoi se fajëson gjithnjë aleatin me të cilin qeveris, qoftë PD e qoftë PS, për gjerat që nuk shkojnë.
 
LSI si me PD edhe me PS vetëm ankohet, çfarë nuk shkon e ka fajin i madhi. Po LSI çfarë bën në qeveri?
 
Na jepni votën të çlirohemi nga kjo histori koalicionesh, që duan një dorë në timon dhe një dorë për të akuzuar partinë e madhe
” – u shpreh Rama i cili nga ana tjetër nuk e mohoi mundësinë që pas 25 qershorit të ketë një koalicion me bazë të gjerë.

Për herë të parë Kryeministri Edi Rama deklaroi se LSI nuk meriton të jetë më në qeverisje, duke lënë të nënkuptuar se do të mbetet në opozitë.

Sipas Ramës partia e Ilir Metës ka ndarë pushtet dhe ka përfituar prej tij në fillim me PD dhe më pas me PS, por në fund ka drejtuar gishtin nga partia e madhe duke akuzuar se faji ishte i tyre.
“LSI kërkon ta mbajë një dorë në timon dhe dorën tjetër ta ketë të lirë të akuzojë sa herë vjen radha për të ndarë pushtetin duke akuzuar partinë e madhe”, tha Rama.


Koalicion me PD? S'më shkon në mendje
I pyetur nëse mbështet një koalicion PD-PS, Rama u përgjigj as ‘Po’ as ‘Jo’, por theksoi se vendimi për këtë çështje do të merret pas zgjedhjeve.
 
“As nuk më shkon mendja te një koalicion me bazë të gjerë.
 
Kjo është një çështje që i takon të nesërmes. 25 qershori duhet të jetë kuqezi….
 
Sot nuk më shkon mendja te asnjë koalicion. Do zoti koalicion qytetarësh që të marrin punë njerëzit e duhur.
 
Na jepni votën të çlirohemi nga kjo histori koalicionesh, që duan një dorë në timon dhe një dorë për të akuzuar partinë e madhe”
, tha Rama.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime