Rama-ministrave: Në janar do të
jepni llogari e mbani përgjegjësi

Rama-ministrave: Në janar do të<br />jepni llogari e mbani përgjegjësi
TIRANE- Kryeministri Edi Rama mbledh ministrat në një resort në malin e Dajtit. Ishte një takim konsultativ prej 10 orësh mes anëtarëve të kabinetit qeveritar dhe kreut të qeverisë, për të bërë një bilanc të punës së deritanishme. Burime të brendshme nga takimi bëjnë me dije se të gjithë ministrat kanë informuar në lidhje me ecurinë e punës në dikasteret që drejtojnë e reformën në sektorët përkatës. Mësohet se është raportuar në lidhje me realizimin e prioriteteve integruese, ku ministrja e Integrimit Gjosha është koordinatore për gjithë procesin e përmbushjes së kushteve që do të mundësojnë marrjen e statusit të vendit kandidat në dhjetor dhe hapjen e negociatave në pranverën e ardhshme.

Rama mësohet se, pasi ka marrë informacion për punën e deritanishme nga secili ministër ka deklaruar se një bilanc i detajuar do të bëhet në muajin janar, pikërisht në kohën kur dhe qeveria e majtë mbush 100 ditë nga ardhja në pushtet. Kryeministri mësohet t’u ketë thënë ministrave që do të japin llogari dhe do merret përgjegjësi për realizimet dhe mosrealizimet. Mësohet se është diskutuar dhe në lidhje me situatën e vështirë me të cilën po përballohet qeveria, për shkak të lënies së arkës së shtetit bosh nga ana e qeverisë së mëparshme.

Nga ana tjetër është diskutuar në lidhje me prioritetet që do të realizohen, ku secila ministri ka përcaktuar tre prioritete kryesore. Një temë tjetër në këtë takim të gjatë ka qënë dhe realizimi i projekteve për secilën ministri ku nga kryeministri Rama është kërkuar që jo vetëm të ketë koordinim dhe të përcaktohen përsonat përgjegjës për secilin projekt, por ato të kenë dhe afate përfundimi dhe të mos ndodhë si me rrugët e Berishës që priten shiritat e fillimit e asnjëherë nuk mbyllen. Ndërkohë që është diskutuar dhe për reformën në administratën publike, duke kërkuar nga ministrat që të jenë të kujdesshëm në respektimin e ligjit për Nëpunësin Civil.

Kryeministri ka mbledhur Qeverinë në Vlorë e Korçë
Ky nuk është takimi i parë që Rama bën jashtë kryeqytetit në takime informale. I fundit është zhvilluar në Korçë, para zgjedhjeve të pjeshme lokale atje për kryetar bashkie, përpos  diskutimit për një angazhim të fortë në një rezultat mamsimal në këtë bashki është folur dhe për projektet e ardhshme për pushtetin vendor. Ndërkohë që mbledhje të tilla ka pasur dhe në Vlorë e në Shkodër, një praktikë e njohur kjo e kreut të qeverisë Edi Rama për të qënë jashtë vëmendjes së kamerave. Pikërisht në këto mbledhje janë projektuar iniciativa të forta qeverisëse.

Shkrimi u publikua sot (24.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit