SARANDE-Kryeministri Edi Rama zbriti sot në Konispol ku shpërndau tapi dhe legalizime për minoritarët grekë. Kreu i qeverisë e konsideroi Konispolin si një zonë shembull krahasuar me gjithë vendin ndërsa theksoi se qeveria e tij nuk bën dallime nëse je shqiptar apo grek.
“Në këtë zonë bashkëjetojnë në harmoni edhe shqiptarë edhe minoritarë. Minoritarët e kësaj zone marrin një mesazh shumë të qartë që është mesazhi i qeverisë sonë, se për ne nuk ka asnjë dallim, përkundrazi vetëm respekt, për ata që bëjnë zhurmë për të drejtën e pronës. Ja ku e ka një shembull konkret që është e kundërta. Për ne e njëjtë si ai që ka kombësi greke dhe shqiptare. Shtëpia e tyre më e sigurt është Partia Socialiste e Shqipërisë, thirrje minoriteteve”.
Rama u shpreh se interesat partiake ngrenë gjithmonë dallgë artificiale, por komunitetet që bashkëjetojnë si ata grekë e shqiptarë nuk ia prek kush themelet, aq më pak politika.
“Lidhur me interesat partiake ngrihet dallgë artificiale për ti fryrë një zjarri që nuk të ndizet me media, gazeta e qarqe politike, por jo aty ku shqiptarët e minoritaret bashkëjetojnë e do bashkëpunojnë gjithë kohës si vëllezër, dhe themelet e këtyre komuniteteve nuk i prek dot politika. Për ta gëzuar si pronar dhe jo si banor shtëpinë e tyre”.
E ndërkohë që shpërndante tapitë, Rama shkëmbeu me banorët batuta nga më të ndryshmet që u pritën me të qeshur nga minoritarët.
Rama: I Vangjel Dules je ti apo i joni
Banori: I juaji që në vitin 2006
Rama: S’ta bëri Dulja?
Banori: As Dulja, asnjë
Rama: Lefterit do i kete thënë Vangjeli mos ‘shko’ se është lojë
Pastaj duke iu drejtuar banorit, Rama: Mos ki merak se nuk është false
Rama: Punoi babai, e gëzon djali. Do thuash ndonjë gjë ti
Banori: Nuk kam ç’të them
Rama: Po çdo thuash ti, se mos bëre ndonjë punë ti. Mor falendero babain thuaj baba rrofsh
(vjen tjetri) Rama: Ja ky e ka bërë vetë, ky do flasi ky.
Banori: Faleminderit pac fatin e bardhë.
Rama: Sa kohë kishe që e prisje…
Banori: As e mbaj mend as vetë. E kam vënë shtëpinë në emër të djalit
Rama: Kujdes nga nusja e djalit
Rama pas drejtohet nga grupi shoqerues: Po shumë ndërtime pa leje ke bërë në Xarrë mo Dhimo, se mirë portokallet i mbillni pa leje po edhe këto…
Rama pyet një banor: Sa vjet ke pritur për të marrë dokumentin e shtëpisë tënde?
Banori: 3 vjet
Rama: Po mirë pak paske pasur. Ai tjetri ka që në vitin '94
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO
s'prek bashkëjetesën greko-shqiptare">