I ashpër ka qenë Rama me opozitën e cila sipas tij hedh akuza të paqëndrueshme, sepse atë dinë të bëjnë më mirë, të shpifin e të shajnë.
“... Taksa e ndikimit në infrastrukturë, nuk flaket por është kontribut i ortakut shtet i cili ruan 30% të aksioneve. Ky ortaku shteti futur në këtë investim nga ne tradhtorët, për të qenë i pranishëm ka veto për të miratuar. Ku ka ndodhur ndonjëherë që shteti shqiptar të hyjë në investim si ortak dinjitoz me aksionet e veta. Apo u ka ndodhur kur iu ofrua me 1 euro, njëckë…
Vetëm 1 euro, të tërë zonën. Jeni ortak thonë në një kompani offshore. Mufot e çufot, ku nuk mungojnë gjelat e detit sepse janë tregues të demokracisë moderne. Ndërkohë që kompania është bërë publike. Nuk është Emaari thonë, prandaj na qenka mashtrim, këta s’kanë cipë. Mua më dinë si veten e tyre, llupës të pangopur. Po akuzojnë edhe themeluesin e një kompanie globale i cili është në drejtën e tij të vij dhe të ndërtojë një kompani Eagle Hill Albania…
Muhamed Alabaari, që Allahu e tij e di se çfarë i duhet në gojën e ndyrë të vagabondëve të 1914. Ngrini kauza për një personalitet të një kompanie globale, ai duhet pritur me lule këtu, se do hapë rrugë për investimin e këtij vendi. 12 mijë vende pune.
Ju keni mendje hajduti.”- tha Rama.
Lajmi kryesor: