Rama: Mobiljet e 1940-ës me vlera
të rralla të Qeverisë po kalben

Rama: Mobiljet e 1940-ës me vlera<br />të rralla të Qeverisë po kalben
TIRANË - Kreu i Qeverisë shqiptare Edi Rama ka denoncuar sërish sot, zhdukjen e objekteve me vlera të rralla historike e estetike në vend, po kësaj radhe në një ndërtesë siç është Kryeministria. Objektet e rralla nuk janë tjetër veçse ato pak pak mobilje origjinale historike, të mbetura depove të saj rastësisht, por prodhuar enkas për godinën në vitin 1940.

Rama duket se po "gërmon" thellë si arkeolog në godinë, që ngadalë prej tij po prezantohet si një një monument historik dhe jo thjesht seli e Qeverisë shqiptare. Këtë radhë ai ka prezantuar mobiljet e saj "antike", të paktat që mosnjohësit e vlerave të rralla i kanë zhdukur.

Duke prezantuar albumin e ri fotografik, Rama shkruan: "Mobilje origjinale të fillimviteve '40, prodhuar enkas në Itali për godinën e kryeministrisë, që kalben në depo bashkë me vlerën e tyre të rrallë estetike e historike. Këto e të tjera vlera të shkatërruara plotësisht apo të zhdukura pa gjurmë, janë zëvendësuar me gjithëfarë sendesh të blera në pazarin e vulgariteteve."

mobilje kryeministria

QOSHET E ERRETA DHE TE ZYMTA TE NDERTESES SE QEVERISE


Ashpërsohet lufta e gjykimeve për godinën e Qeverisë shqiptare. Pas Berishës, me vetëm 6 foto sot, Rama u kundërgjigj dje nga SHBA-ja me një album të madh prej 34 fotografish, ku qenë kapur të tjera detaje të varfra të godinës së dorëzuar nga paraardhësi, shoqëruar këto me komentin përkatës: 

"Keqardhje për reagimet jodinjitoze lidhur me publikimin e fotove të mjediseve të Kryeministrisë, prej atyre qe për vite kanë hyrë çdo ditë në këtë godinë,"- shkruan Rama në Fb, - "po s'kanë pasur sy për të parë rrënimin, pisllëkun e shijen gjithnjë e më vulgare që kanë pllakosur një vend kaq të rëndësishëm të punës në shtetin shqiptar, që përpos të tjerash është edhe një prej godinave me vlerën më të rëndësishme historike e arkitektonike të vendit tonë."

Ky reagim i Kryeministrit të ri vjen menjëherë pas atij të ish-Kryeministrit Berisha, që e ka konsideruar restaurimin e godinës si "një akt urrejtjeje dhe babëzie të Edvinit", që ka për qëllim vetëm përvetësimin e fondeve. Lexo: Reagimi i Berishës

Jo më larg se një ditë më parë, Rama qartësoi se punimet në Kryeministri janë duke u kryer pa lekë, me kontribut vullnetar Lexo: Rama: Punimet, falas

KRYEMINISTRIA
(Godina e Qeverisë pas dorëzimit, sipas Ramës)
KRYEMINISTRIA
(Godina e Qeverisë pas dorëzimit, sipas Ramës)


Redaksia online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

'Pas 5 nëntorit doli madhështia e SHBA-së', Berisha: Ju qëndruat kundër një Amerike tjetër, që bëri grusht shteti ndaj opozitës në funksion të diktatorit

'Pas 5 nëntorit doli madhështia e SHBA-së', Berisha: Ju qëndruat kundër një Amerike tjetër, që bëri grusht shteti ndaj opozitës në funksion të diktatorit