Rama: Modeli arsimor duhet të
ndryshojë, duhet i qëndrueshëm

Rama: Modeli arsimor duhet të<br />ndryshojë, duhet i qëndrueshëm
TIRANE- Modeli i arsimit duhet të ndryshojë, duke aplikuar një model të qëndrueshëm, prej nga ku do të dalin profesionistë të vërtetë. Këtë e ka deklaruar kryeministri Rama gjatë konferencës për arsimin dhe formimin profesional. Kreu i qeverisë tha se modeli arsimor në vend do të shkojë drejt zhvillimit, ashtu si edhe i gjithë vendi. Duke u ndalur tek problematikat në vend, jo vetëm sa i takon arsimit dhe punësimit, kryeministri Rama tha se duhen trajnime profesionale për të rinjtë për të gjeneruar më shumë mundësi për zhvillim.
 
“Duhet aplikuar një model që të jetë i qëndrueshëm. Është shumë i rëndësishëm modeli i arsimimit i cili duhet të ndryshojë. Modeli gjatë këtyre viteve ka qenë që çdo njeri mund të bëhej jurist, avokat, apo ekonomist. Çdokush mund të vazhdonte universitetin pa kaluar një herë në disa procedura. Ne kemi humbur shumë kohë, duke humbur të ndërtojmë diçka cilësore. Vendi jonë duhet të shkojë drejt zhvillimit, si dhe modeli i arsimimit. Të gjithë këta që jetojnë në Shqipëri i dinë shumë mirë problemet.
Ashtu si dhe uji e energjia që kemi probleme për furnizimin me ujë apo energji. Pse ndodh kjo gjë në vendin tonë? Unë them se kanë të bëjnë me njohuritë dhe institucionet. Ne kemi dhe probleme sociale që duhet të kalojnë, ne i kemi mësuar keq brezin e ri, se nëse ke një diplomë mund të jetosh shumë mirë. Ka një hapësirë të madhe boshe, që ky vend duhet të punojë. Nëse nuk jemi në gjendje ta plotësojmë këtë hapësirë do të kemi shumë probleme”, tha kryeministri Rama.

Duke u ndalur tek situata e sistemit arsimor në vend, kryeministri Rama tha se pavarësisht numrit të të diplomuarve, mungojnë aftësitë praktike të tyre.
 
“Këta e kanë bazuar vetëm universitete, por duhet dhe praktika. Duhet një strategji të mirë dhe të re, edhe pse unë nuk besoj tek strategjitë. Jam skeptik për strategjinë, e kjo që po diskutoj isha mjaft i interesuar dhe gjeta disa gjëra të mira. Ne i jemi referuar shumë strategjive gjatë këtyre viteve por nuk kemi marrë rezultate të mirë. Kemi pasur probleme me qeverisjen, kemi pasur dy ministria që ndërtonin strategji për të njëjtën gjë. Kemi pasur një numër të lartë universitetesh por pa cilësi. Strategjia e universiteteve ka qenë shumë e gabuar. Duhet të fokusohemi se si ta përputhim sektorin privat mbi arsimimin, të mësojnë diçka të vlefshme. Është mësuar në teori se si të rregullojmë një defekt elektrik, por jo në praktikë. Ka pasur deklarata të bukura, ndërtesa të bukura, por mungonte lidhja e vërtetë procesi i të mësuarit me atë të vepruarit. Je e dini dhe vetë se ku qëndrojnë problemet në të vërtetë”, tha Rama.
 
Kreu i qeverisë tha se duhet të ndryshojë edhe profili i shkollave.
 
“Është një 24 % më shumë regjistrimesh se çfarë ka qenë në të kaluarën. Një diplomë nuk të jep atë se çfarë ti kërkon nëse ti nuk ke atë se çfarë kërkon tregu”, u shpreh kryeministri.
 
Redaksia Online
(e.s/g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, arrestohen 3 dëshmitarët! Ishin detyrim paraqitje, Gjykata ndryshoi masën

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, arrestohen 3 dëshmitarët! Ishin detyrim paraqitje, Gjykata ndryshoi masën