Rama: Monitorim online rrugëve
nacionale, policët kamera në trup

Rama: Monitorim online rrugëve<br />nacionale, policët kamera në trup
TIRANE - Në kundërpërgjigje të akuzave të opozitës për politikat dhe arritjet e qeverisë, Kryeministri Rama ka thënë se po bëhen hapa mjaft të rëndësishëm jo vetëm në luftën kundër krimit dhe drogës por edhe në sjelljen e risive të cilat kanë të bëjnë me sigurinë dhe zbatimin e ligjit në çdo strukturë.

Së shpejti të gjitha rrugët nacionale por edhe policia do të paisen me kamera për të bërë të mundur jo vetëm parandalimin e krimit por edhe përballjen e qytetarëve me gabimet që ata bëjnë. “Nuk do të kemi më policë abuzues”- tha Rama.
 
Në lidhje me luftën ndaj krimit Rama tha se duket qartë që kemi bërë përparësi dhe kjo është fare lehtë e faktueshme nëse do të bëjmë një krahasim të viteteve të qeverisjes së Berishës dhe këtij një viti e pak që ka qeveria Rama në pushtet.

Rama: 60% e motiveve të vrasjeve për motive familjare pronësie
Shkaku kryesor i vrasjeve në vend sipas krut të qeverisë është ai i konflikteve familjare dhe jo ashtu siç pretendon opozita. “E rëndësishme është që vendi ynë në shkallë krimi ndërkombëtare është duke zbritur nga 3plus në 2plus, që është mesatarja jonë sot dhe kjo tregon që kemi hyrë në një rrugë ndryshimi. Përsa i përket vrasjeve që ju thoni se ky është viti rekord, struktura e motivit të vrasjeve është ajo që duhet të na bëjë të reflektojmë në fund të mandatit për shoqërinë por edhe për qeverisjen tonë. Shkaqet e krimit janë shkaqe të trashëguara ku, 60% e tyre janë për motive familjare që është e ulët krahas vendeve të tjera. Motivet e pronësisë janë për shkak të çorapit që është bërë, po fajin për këtë e ka kush e ka po unë nuk dua të akuzoj Partinë Demokratike sepse ajo e di mirë kush e ka fajin për këtë. këtu më vjen në mendje një shprehje që thotë : mos e ngacmo se vjen erë. Rezultatet e krimit po ju them se janë jo të pakrahasueshme po aq të pakrahasueshme sa është e pabesueshme që kanë ndodhur brenda një viti e më pak se një viti e gjysmë. Rezultate të pakrahasueshme për personat në kërkim të kapur gjatë kësaj periudhe, lëndët eksplozive të kapura pa marrë parasysh drogën sepse duken shifrat tona krahas atyre që ngjanin me Kolumbinë para 23 qershorit”. 

“Monitorim të çdo rruge nacionale, së shpejti policët me kamera në trup”
Siguria në çdo rrugë të vendit do të jetë një nga prioritet që qeveria i ka vendosur vetes për këtë vit. “Nëse sot do të më pyesni a jam i kënaqur me rezultatet e arritura po ju them se nuk jam i kënaqur. Nuk pres vetëm përparim në shifra por transformim të policisë së shtetit dhe mjeteve për këtë shërbim. Sistem i monitorimit online në akset e vendit është një tjetër çështje që do të marrë zgjidhje së shpejti. Do monitorojmë çdo automjet që lëviz në rrugët nacionale në funksion jo vetëm të luftës me krimin por edhe shkeljeve në qarkullimin rrugor. Me monitorimin online nuk do të kemi më policë abuzues me qëndrime arbitrare por qytetarët do shohin shkeljet e tyre në televizion sa herë që të duan dhe pse janë gjobitur e pse duhet të paguajnë. Policët do jenë me kamera dhe çdo kontakt me qytetarin do monitorohet online. Ky është një hap shumë i madh para, hap që sot po e bëjnë vendet më të përparuara dhe do ta bëjmë edhe ne që populli të shohë punën reale të qeverisë”.

Energjia, Rama: “Ju i çuat kompanitë në rrënim ne po mbrojmë shtresat në nevojë”
Çmimi i energjisë elektrike dhe heqja e fashës 300 kilovatë ka qënë një tjetër pikë e cila ka bërë që të reagojë kreu i qeverisë në kuvend. Ju e zhytët energjinë nga 2007 në 2013 me këtë të mburreshim ne, me kompaninë që në 2006 e ndatë në tre pjesë dhe ia zeruat të ardhurat për ta çuar në rrenim? Janar-gusht 2012 ju bëtë sekuestrimin e cez që ia varët proletariatit të papunë duke çuar borxhin në 200 milion kur. Kur kërkuat votën u thatë qytetarëve aman na e jepni ne se po vijnë komunistët, me këtë të mburreshim ne apo me milionat e sigurimeve që i kishit çuar në drejtime të tjera. Pd duhet falënderuar në fakt që i pagoi siguracionet në kohë. Ne kemi detyrën të shlyejmë çdo detyrim që keni lënë ju, po për ju kompanitë nuk ishin sipërmarrje e lire dhe nuk i keni konsideruar asnjëherë si të tilla. Ne ju kemi kthyer mbi 300 mln dollar nga borxhet që latë ju. I latë spitalet pa ilaçe 40 mln usd nuk ua jepnit debitorëve që krijuat për ilaçet. Shkollat dhe rrugët i latë pa përfunduar sepse paskrupullsia juaj që është karakteristikë e të paaftëve i cuat lekët në banka që të merrnin kredi. Keni vënë bllok mbrojtjeje 300 KW/orë dhe pas bllokut fshiheshin spekulantet. jashtë sistemit të faturimit sollët çerek milioni konsumatorë duke ua faturuar pensionisteve, invalidëve, paguesve të rregullt të gjithë barrën për të mbajtur këta të tjerët. Ju e lemerisët biznesin me gjoba, TVSH pa rimbursim mbi 100 milion. Gjobat ndaheshin me sekserët, privatët me kontratë me energjinë, ju ndërtonit koncesionet që ua jepnit me dy fletë të vizatuara nga këmbët e pulave jo inxhinierët. Premtuat se do rrisnit prodhimin e energjisë por e bëtë me të shtrenjtë në rajon. Raporti të cilit i referoheni ju ai i rritjes së taksës për biznesin është një mashtrim. Nuk do paguajnë njësoj 15 katëshi me 1 kioske, biznesi i vogël më shumë se korporatat dhe ai raport që ju e dini se po të ishit këtu për të kundërtën do e mbronit, e dini se ai raport është ndryshe.


Polici, mësuesi dhe infermieri me ligjin e ri të taksimit kanë fituar një rrogë plus
Flisni ju për rritje të taksave së është prekur gjithë popullsia. Kush fiton më pak se 1.5 mln në muaj ka marrë ulje taksash, ndërkohë infermierët, polici, mësuesi në shtet apo privat u është ulur tatim fitimi. Infermierët kanë fituar 1 rrogë plus. Cila taksë është rritur më thoni vetëm një. Nafta? Ajo është brenda strukturës së 1 çmimi ku e keni futur ju duke e përfshirë në strukturën e çmimit dhe e keni bërë të mbledhshme. Vendet e rajonit e kanë këtë taksë për njësi motorike e di mirë ministri juaj i financave. Ju thatë do bllokohen anijet, makinat, do dalin njerëzit me biçikleta sepse ne rritëm me 10 lekë çmimin e naftës. Qeveria nuk ul dot çmimet që përcakton tregu. Janë 15 mln dollar çdo muaj që kursejnë ata që përdorin automjete për shkak të kësaj uljeje, 130 milion shkojnë për konsumin. Ju bëni interpretimet tuaja. Nuk do ishte shqiperia kjo që është sot nëse nuk do interpretohej nga ju kështu. 2014 ka rritje të konsumit në 1 shifër më të lartë sesa të gjithë vitet tuaja. Nuk ka nevojë për reflektime se duket te të ardhurat e shtetit. Po të mos ishin rritur taksat nuk do kishim këto të ardhura. Importi është rritur importi i makinerive për investime në linjat prodhuese sepse ka prirje në drejtimin që ne punojmë për të rritur pjesën prodhuese. Ju prodhuat marihuanë dhe gënjeshtra. Çmimi i energjisë ju thoni se ishte 7.7 lekë. Vetëm tek fasha mbrojtës që ishte vendimi juaj në emër të të varfërve siç bëni ju, që sa më shumë flisni aq më shumë na ndihmoni se në shqipëri ka të varfër po jo budallenj. Në qëllimin e vet vendimi mbron pjesën më të dobët si pensionistët, PAK, dhe ata që trajtohen mendihmë ekonomike. 10.3-10.5 ishte çmimi juaj i energjisë. 701 000 marrëveshje të reja janë lidhur vetëm në dhjetor. Po ata që kapen me lidhje të paligjshme? Po figura juaj që kishte shtëpinë pa leje dhe tre kate me nga 1 sahat që konsumonte mbi 1 mijë kë po paguante me shifrën 300 KW/orë. Po nuk është vetëm ai po dhjetëra mijëra. Ajo që bëmë ne duhet ta kishit bërë ju për të respektuar veten dhe mos stimuluar hajdutërinë. Ju e morët me 0 borxhe qeverinë dhe e latë me 7 miliard. Nuk keni gojë të flisni e të na thoni që mburremi me ju po ne na ka rënë e keqja të merremi me ju. Ne merremi me votuesit tuaj për t’ju treguar kush jeni ju. Pra sot shqiptarët do paguajnë më pak se çmimi juaj 9.5 lekë. Për të mbrojtur ata që donit të mbronit ju që i përdorët si pengje,të politikes suaj, në emër të tyre grabisnin energjinë biznesmenët tuaj. Ne do ti mbrojmë direkt shtresat në nevojë që do ta marrin në xhep shtesën që thoni ju të çmimit të energjisë. Kemi çmim të unifikuar që është më i lartë se 7.7 që ishte çmimi i fashës 300 KW/orë. Kam bindjen se jo vetën që shqiptarët kuptojnë qartë se ku duam të shkojmë por flasin mire se ku ishin ku jemi dhe ku do shkojmë. Nuk e kemi realizuar planin tonë po ta kishim se po ta kishim realizuar do ishim duke u bërë magjistarë të një vendi tjetër. Ky shtet do jetë shteti modern i shqiptarëve. Kush do ma dalë përballë do ta shohë ligjin dhe kush do të fitojë. Përgëzime për ardhjen tuaj sërish këtu.

Redaksia Online
(F.M/Shqitparja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    11 Nëntor, 07:59

    A besoni se situata e pensionistëve do të ndryshojë?



×

Lajmi i fundit

Ja dy shenjat më të mërzitshme të horoskopit

Ja dy shenjat më të mërzitshme të horoskopit