TIRANE- Kryeministri, njëherësh dhe kreu i PS në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar socialist ka dhënë informacion në lidhje me bisedimet me FMN për buxhetin e shtetit dhe ecurinë e bisedimeve, që sipas tij do mbyllen të martën e ardhshme, teksa do dalë dhe një qëndrim i përbashkët qeveri-FMN. Kryeministri ka informuar në lidhje me diskutimet me ekspertët e FMN, duke u ndalur në tre elementë kryesorë që kanë të bëjnë e me ecurinë ekonomike dhe sociale të vendit.
Pikësëpari Rama ka bërë pasqyrën e borxhit në të cilin është zhytur shteti shqiptar nga qeverisja 8 vjeçare e Berishës, ku mësohet se ka thënë që gropa financiare është më shumë se ajo që mendohet, dhe përtej imagjinatës në tërë këto vite.
Nga ana tjetër teksa ka përmendur bisedimet me FMN ai është shprehur se ditën e martë do të rakordojnë përfundimisht qëndrimet mes tyre, që do të jetë diçka mes realizimit të premtimeve të bëra gjatë fushatës elektorale për investimet dhe rritjen ekonomike nga ana e kësaj mazhorance të majtë dhe strategjisë së “shtrëngimit të rripit” që kërkon FMN. Mësohet që kryeministri të ketë thënë se FMN kërkon marrjen e masave shtrënguese në mënyrë që vendi të dalë nga kolapsi ekonomik, dhe këto masa të reflektohen dhe në buxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm, që për here të parë pas 8 vitesh bëhet me asistencën e FMN por dhe të Bankës Botërore.
Sipas tij, është kërkuar që të punohet me dy buxhete, pra me buxhet të pjesshëm-të përkohshëm sikurse quhet, dhe me këtë format do të punohet, ndërsa është shprehur se duhet të harrohen kërkesat për investime madhore sipas premtimeve elektorale në zona, pasi gropa e borxhit është e paimagjinueshme. Në përgjigjie të pyetjeve të deputetëve, Rama ka nënvizuar shtylla e buxhetit, por dhe masën e borxhit që do të shlyhet në vitin e ardhshëm. Duke folur për taksat, TVSH uljen e tyre, Rama s’ka munguar të shprehet se po përafrojnë qëndrimet me FMN dhe ka nënvizuar se tabelat e nxjerra s’janë përfundimtare.
Shkrimi u publikua sot (07.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com