Rama në 22 tetor në Serbi, Bushati
"Do kërkojë  njohjen e Kosoves "

Rama në 22 tetor në Serbi, Bushati<br />"Do kërkojë  njohjen e Kosoves "
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim zyrtarë gjatë këtij muaji, në Serbi. Ky do të jetë takimi i parë që një kryeministër i Shqipërisë do të bëjë në Serbi, që  nga viti 1948.

Sipas mediave ndërkombëtare (The Washington Post apo dhe Associated Press) shkruajnë se ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka konfirmuar, sot se Kryeministri Edi Rama, ka në plan që të vizitojë Beogradin më 22 tetor, ku tema që do të diskutohet gjatë këtij takimi do të jetë kryesisht për shqiptarët që jetojnë në Luginë të Preshevës në jug të Serbisë.

Rreth 90 për qind e 35, 000 banorëve që jetojnë në Preshevë, janë shqiptarë. Bushati sipas mediave ndërkombëtare (The Washington Post apo dhe Associated Press) ka thënë se Rama, po ashtu do të kërkojë nga Beogradi që të njoh pavarësinë e Kosovës.


Lideri i fundit i Shqipërisë, që ka vizituar Beogradin, ka qenë diktatori komunist Enver Hoxha, i cili ishte takuar me liderin e Jugosllavisë në atë kohë, Josip Broz Tito në vitin 1948. Vitin e ardhshëm, pas këtij takimi, marrëdhëniet mes këtyre dy vendeve, janë prishur.

Ndërkohë kontaktuar nga A1 Report, këshilltari për mediat në Ministrinë e Jashtme, mohon të ketë pasur nga ministri Ditmir Bushati një deklaratë të tillë. 


Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari