Rama në Athinë me kryebashkiakët
kryesorë, takim me emigrantët
Kryetari i PS në krye të një delegacioni të madh të përbërë nga kryebashkiakët e qyteteve kryesore të vendit do të jetë në Athinë në një vizitë dy ditore ku do të takojë emigrantët për të shpalosur alternativën për rilindjen shqiptare. (Foto Posteri që lajmëron vizitën e Ramës)
TIRANE- Kryetari i PS zhvillon një tur takimesh me emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi. Kreu socialist do marrë pjesë në aktivitetin "Vëmendje e Respekt për Emigracionin", që do të zhvillohet në kryqendrën helene Athinë, më datën 25 nëntor. Ndërkohë në listën e delegatëve socialistë bie në sy pjesëmarrja në këtë aktivitet e pjesës më të madhe të krerëve të bashkive socialiste të vendit. Kështu, kryesocialisti Rama në vizitën e tij dy ditore (24-25 nëntor) do të shoqërohet nga kryetarët e bashkive: Fatos Tushe Lushnjë, Tërmet Peçi Tepelenë, Flamur Bime Gjirokastër, Stefan Çipa Sarandë, Artan Shkëmbi Pogradec, Qazim Sejdini Elbasan, Niko Peleshi Korçë dhe deputeti socialist Taulant Balla.
"Emigrantët kudo në Athinë mirëpresin Edi Ramën, gjithmonë pranë nesh. Shpresa e Emigrantëve, për një Rilindje Shqiptare" njofton kryetari i degës së PS në Greqi, Sotir Gjerko. Burimet brenda delagacionit të madh të PS bëjnë me dije se me emigrantët do të diskutohet në lidhje me kontributin që do të japin, jo vetëm ata që janë pjesë e strukturave socialiste në emigrim, për zgjedhjet parlamentare të qershorit të vitit të ardhshëm. Krerët e bashkive të cilët kanë dhe peshën kryesore në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm pritet të garantojnë emigrantët për shenjtërinë e votës në qershor të vitit të ardhshëm, por dhe për garancinë që do të japin për të gjithë shqiptarët që me ardhjen e PS dhe aleatëve të saj në pushtet. Mësohet se ky takim i Ramës dhe krerëve të bashkive kryesore të vendit me emigrantët tanë në Greqi është dhe në kuadër të thirrjes së të gjithë emigrantëve për të ardhur dhe për të votuar në Shqipëri, në mënyrë që të kontribuojnë direkt në rilindjen e Shqipërisë.
Njëherësh do të kërkohet dhe nga ata të cilët nuk kanë mundësi që të vijnë në Shqipëri që të ndikojnë te familjet e tyre që të votojnë për opozitën dhe rilindjen shqiptare. Pritet që kreu socialist Rama dhe kryebashkiakët që do ta shoqërojnë të shpalosin para emigrantëve programin dhe platformën e PS për ringritjen e Shqipërisë. Mësohet se vizita e Ramës dhe delegacionit të madh të krerëve të bashkive kryesore të vendit është përcjellë me interes dhe nga agjencitë greke të lajmeve. Mësohet se shumë prej tyre kanë cilësuar Ramën si njeriun që prishi marrëveshjen e kufinjve detarë. Në një prej siteve greke shkruhej se "Edi Rama njeriu qe anuloi marrëveshjen e kufijve detarë takon emigrantët shqiptarë në Athinë, vetëm pak muaj përpara se të zhvillohen zgjedhjet parlamentare të verës së ardhshme, duke kërkuar votën e tyre". Çka tregon se vizita e tij ka ngjallur interes, por që ende nuk ka ndonjë reagim nga Agimi i Artë për ndonjë protestë të mundshme.
(Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4357
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kur Berisha drekonte me Xhorxh Soros, Filantropi: Jam shumë i lumtur që njerëz të mbështetur nga fondacioni, janë të asociuar edhe me Saliun (VIDEO)
28 Janar, 22:43
-
New York Times: Vuçiç 'sakrifikoi' kryeministrin që të fitojë kohë
28 Janar, 22:32
-
Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë
28 Janar, 22:00
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22