Rama në Dibër: Varfëria në këto
zona, vullnet i Kryeministrit

Rama në Dibër: Varfëria në këto <br />zona, vullnet i Kryeministrit
DIBER - Komunat e thella malore në rrethin e Dibrës ishin stacioni i radhës ku lideri i opozitës Edi Rama shoqëruar nga deputetët të tjerë të kësaj force politike shpalosi programin për një rilindje shqiptare.

Kreu i Partisë Socialiste u ndal kryesisht në gjendjen e vështirë që sipas tij po kalon fshati sot, ndërsa theksoi se varfëria në këto zona është vullnet i mazhorancës qeverisëse pasi në këtë mënyrë i sundon me lehtë bastionet e saj.

Më tej Rama shtoi se kur e majta të vij në pushtet do të ndërmarrë menjëherë investime në rrugë dhe ujësjellës në këto zona.

Ndërkohë kryesocilisti ndër të tjera theksoi së korrupsioni dhe keqqeverisja janë arsyet kryesore se pse duhet larguar kjo mazhorancë nga pushteti.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

I mërzitur dhe me prerje në fytyrë e kokë, habit Guardiola: Doja të lëndoja veten

I mërzitur dhe me prerje në fytyrë e kokë, habit Guardiola: Doja të lëndoja veten