Rama në familjen e policit të
vrarë, familja: S'shpallet dëshmo

Rama në familjen e policit të <br />vrarë, familja: S'shpallet dëshmo
KUKES - Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka vizituar familjen e punonjësit të policisë Shkëlzen Dobrusha të rënë në krye të detyrës në mars të vitit 2009 në fshatin Shën Mëri të Kukësit, së bashku me kolegun e tij Ramadan Hila.

Familja e tij veçse me humbjen e njeriut të tyre të shtrenjtë është përballur dhe me një odise të procesit gjyqësor për të fituar statusin e Dëshmorit të Atdheut. Gjykata e Shkallës së Parë i ka dhënë të drejtë por Ministria e Mbrojtjes, prej nga varet edhe Komisioni që jep këtë status, e ka dërguar çështjen në Gjykatën e Apelit, ku ende nuk ka një vendim.

“I kam bërë telegram Sali Berishës, që të më sqarojë punë pa më çuar në gjykatë dhe asnjë lloj përgjigje nuk kam marrë. Kam bërë kërkesë për t’u takuar me Arben Imamin, se ai është kryesori i komisionit për t’u shpallur dëshmor dhe nuk ka pranuar të më lërë takim. Unë nuk ju kërkoj asgjë tjetër. Vetëm statusin siç i takon edhe Shkëlzeni të prehet në varrezat e dëshmorëve. Nuk ju dua asnjë qindarkë, vetëm të drejtat që i takojnë”, shprehet bashkëshortja e Shkëlzen Dobrushës

Ndërkaq lideri i opozitës Edi Rama ka deklaruar se ky është një ndër rastet absurde kur shteti lë në harrese familjet e policeve te vrarë në krye të detyrës, ndërsa foli për angazhimin e PS-së pas ardhjes ne pushtet.

“Këtu ka një histori shumë të dhimbshme shumë vjeçare që sidomos vitet e fundit është rënduar shumë, që është historia e familjeve të policëve të vrarë në krye të detyrës. Shumica e grave janë të papuna. Janë familje me probleme strehimi. Janë familje me probleme psikologjike, të cilat rëndohen pastaj edhe artificialisht në situata si kjo kur një familje, një nënë më tre fëmijë, gruaja e një polici të vrarë në krye të detyrës, shkon troket dyerve të shtetit dhe nuk i hapet asnjë derë. Shkon në gjyq, për të marrë statusin e Dëshmorit për emrin e babait të fëmijëve, e fiton në shkallën e parë dhe qeveria e çon në apel për ta kundërshtuar. Ky është një cinizëm i jashtëzakonshëm”, është shprehur Edi Rama.

PS po zhvillon javën e rendit dhe sigurisë, si pjesë diskutimeve dhe e prezantimit të programit për një “Rilindje shqiptare”.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë