TIRANE- “Të rinjtë dhe qytetarët e këtij vendi, kërkojnë atë që qeveria aktuale nuk e siguron, shpresë dhe besim te e ardhmja, prandaj më shumë se kurrë është koha për t’u ndarë nga politika e vjetër”. Me këto fjalë u është drejtuar të rinjve socialist lideri I kësaj partie, Edi Rama. Në përshëndetjen e tij në celje të fushatës për një tur në cdo rreth të vendit nga ana e Forumit Rinor Eurosocialist, Rama ftoi të rinjtë të bëhen pjesë ndryshimit të madh.
Sot më shumë se asnjëherë Partia Socialiste jo vetëm ka nevojë për secilin prej jush. Ka nevojë që ju të bëheni zëdhënës dhe zëdhënëse të saj në çdo mjedis, në çdo klasë, në çdo universitet, në çdo lagje, në çdo komunitet, duke bërë për vete edhe të tjerë dhe duke u shumëfishuar deri në ditën e fitores. Sepse sa më të shumtë të jeni jo vetëm aq më bindëse do të jetë fitorja, por aq më shumë gjëra të mira do të bëhen me fitoren. Sa më shumë të jeni aq më shumë zëri juaj do të dëgjohet sot dhe do të dëgjohet edhe nesër. Sa më shumë të jeni aq më shumë ky forum dhe të gjithë ju së bashku do të jeni në gjendje të mbeteni edhe nesër avokatët e mëdhenj të këtij Manifesti. Të këtij dokumenti vlerash dhe parimesh që tregojnë qartë jo vetëm dallimin mes atyre që sot sundojnë Shqipërinë me votat e vjedhura dhe nesh që jemi në opozitë në një përpjekje të përditshme për të sjellë një Rilindje Shqiptare, por më shumë se kaq. Tregojnë qartë se ata janë e shkuara dhe ne jemi e ardhmja.-ka theskuar kreu i PS.
Rama prezantoi dhe manifestin e FRESH i cili hapet me fjalet “Refuzoj mungesën e shpresës dhe kam nevojë të besoj’. ‘Refuzoj mungesën e idealit dhe dua një Shqipëri që mendon’. Drejtuesit e FRESSH deklaruan se fushata që u hap në amfiteatrin e Liqenit Artificial do të përhapet nga Tirana në cdo rreth të vednit me qëllimin për të bashkuar cdo të ri që do ndryshimin deri në fitoren e zgjedhjeve 2013 pranë Forumit të të rinjve eurosocialistë.
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com