TIRANE- Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Itali për një vizitë zyrtare, ku do të takohet edhe me kryeministrin italian Enrico Letta.
Sipas mediave italiane, kreu i qeverisë shqiptare dhe delegacioni i gjerë qeveritar do të kenë takime me guverantorin e Puglias Nichi Vendola, ndërsa mësohet se do të marrin pjesë edhe në konferencën mbi Alterenergy, “projekt i rëndësishëm për bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Puglias.
Sipas drejtoreshës së zyrës për Mesdheun dhe veprimtaritë kulturore së Krahinës, Silvia Godelli, ky është një takim i një rëndësie strategjike dhe hedh bazat për bashkëpunim të gjerë mes dy brigjeve të Adriatikut mbi temat e energjisë nga burime të ripërtëritshme, të domosdoshme për zhvillimin e qëndrueshëm të territoreve tona.
Pasdite, Rama do të jetë në Romë, ku do të ketë takime në Confindustria, dhe në përmbyllje të tyre do të takojë kryeministrin italian Enrico Letta, ku pritet të mbajnë edhe një konferencë për shtyp rreth orës 18:00.
Vetëm pak ditë më parë, kryeministri Rama gjatë një takimi në Tiranë me sipërmarrësit italianë, deklaroi krijimin e një grupi parlamentarësh me përgjegjësinë për të folur për mundësitë e investimit që Italia ka në Shqipëri
Vizita u paralajmërua nga ambasadori Italian në Shqipëri, Massimo Gaiani gjatë vizitës së tij në studiot e televizioni A1 Report më 20 nëntor. Vizita ka qëllim forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, kryesisht në fushën ekonomike.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com