Rama: Në Kosovë Berishën e
ngatërrojnë me Skënderbeun

Rama: Në Kosovë Berishën e <br />ngatërrojnë me Skënderbeun
PRISHTINE - Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka ironizuar Kryeministrin Sali Berisha, duke deklaruar se figura e tij është idealizuar dhe ngatërruar me atë të heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Nga Prishtina, ku prezantoi programin e partisë së tij “Rilindje”, lideri i opozitës shqiptare e ka radhitur shefin e mazhorancës Berisha, si një nga arsyet se përse në Kosovë ka një paragjykim nga Partisë Socialiste.

Arsyeja e parë e paragjykimit, sipas kryesocialistit, është psikologjike, pasi lidhet me të shkuarën, me socializmin jugosllav. Ndërsa arsyeja e dytë, sipas Ramës, lidhet me Sali Berishën “të cilën hera herës në Kosovë gati gati e ngatërrojnë me Skënderbeun.

“Një ngatërresë që me thënë të drejtën do t’i provokonte Gjergj Kastriotit atë që Faik Konica e quan “një i papërmbajtur gaz”, nënvizoi kreu i PS-së, Edi Rama.


  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Namir Lapardhaja: Flojera Davidhi – gjyqtare e ‘fjalës së lirë’ apo ‘e kapur nga Edi Rama’?

Namir Lapardhaja: Flojera Davidhi – gjyqtare e ‘fjalës së lirë’ apo ‘e kapur nga Edi Rama’?