TIRANE - Situata e rëndë ekonomike dhe heqja e taksës për biznesin e vogël kanë qenë kryefjala e takimit të kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama, në takimin me tregtarët e zonës së Laprakës në kryeqytet.

Kjo situatë dramatike, sipas Ramës, paraqitet nga lista e gjatë dhe marramendëse e borxheve dhe rënia e fuqisë blerëse. Numri një i opozitës u tha tregtarëve se duhet të hiqet menjëherë taksa për biznesin e vogël dhe stimulimi i kësaj kategorie biznesi.

Tregtarët dhe përfaqësuesit e biznesit të vogël i kanë folur kreut të PS, për situatën e vështirë që po kalojnë. “Listat pa mbarim, na zë frika ta hapim dyqanin që në mëngjes se e hapim dyqanin me listë”, i thotë tregtari Ramës.

Në lidhje me taksat që paguajnë, tregtarët tregon se ato janë shumë të larta krahasuar me punën që po bëjnë.

Kreu i opozitës u premtoi tregtarëve se me ardhjen e tyre në pushtet do të hiqet taksa për biznesin e vogël.

(g.a/Shqiptarja.com)