Rama në një mendje me liderët
e Ballkanit për "Koridorin e Kaltër"
KROACI-Katër vendet e rajonit që do të jenë pjesë e Konferencës së Berlinit kanë rënë dakord për prioritetet që do vendosin në tryezën e takimit me kancelaren gjermane Merkel. Kryeministrat e këtyre vendeve, Shqipërisë, Malit të Zi, Bosnje Hercegovinës dhe Kroacisë, vend edhe ku u mbajt takimi katërpalesh, kanë specifikuar projektet infrastrukturore prioritare që do të paraqesin në takimin e Berlinit.
KROACI- Katër vendet e rajonit që do të jenë pjesë e Konferencës së Berlinit kanë rënë dakord për prioritetet që do vendosin në tryezën e takimit me kancelaren gjermane Merkel. Kryeministrat e këtyre vendeve, Shqipërisë, Malit të Zi, Bosnje Hercegovinës dhe Kroacisë, vend edhe ku u mbajt takimi katërpalesh, kanë specifikuar projektet infrastrukturore prioritare që do të paraqesin në takimin e Berlinit.
“Sot jemi këtu, të gjithë së bashku, me kryeministrin e Kroacisë, të Malit të Zi dhe të Bosnjës, për të pasur një pozicion të përbashkët në Konferencën e Berlinit, lidhur me një projekt madhor që është projekti i ”Korridorit të Kaltër” apo autostradës që do të lidhë pjesën tjetër të Mesdheut, veriun e Kroacisë me pjesën jugore të Kroacisë, me Malin e Zi, me Shqipërinë dhe më poshtë me Greqinë, për të krijuar përfundimisht Unazën e Mesdheut”, deklaroi Rama.
“Ky projekt ende nuk është realizuar, ndonëse është i rëndësishëm edhe për Kroacinë, si një vazhdimësi e trasesë rrugore që e ndërlidh rajonin dhe kuptohet se ka rëndësi edhe për Malin e Zi, për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën, e cila natyrisht vjen menjëherë pas Kroacisë. Por do të thosha se është e rëndësishme edhe për Kosovën në këtë moment, ndonëse këtu nuk ishte kryeministri i Republikës së Kosovës. Kjo ka qenë tema kryesore për të cilën kemi biseduar dhe ky është një qëllim që së bashku duam ta arrijmë”, tha nga ana tjetër kryeministri kroat Zoran Milanoviç.
Vlerësimin për projektin e Korridorit të Kaltër e dhanë edhe kryeministri i Malit të Zi dhe ai i Bosnjes, kur i pari e cilësoi këtë angazhim si kapjen e kohës së humbur për rajonin dhe i dyti si esencial për zhvillimin e tij.
Ndërsa vendet po përpiqen të kapin zhvillimin e vonuar në raport me vendet europiane për shkak të një shekulli trazirash dhe mungese qetësie në të, kryeministri shqiptar nuk ka hezituar ta risjellë në kujtesë faktin se ky është viti i parë i rajonit në paqe.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?
-
Brenda 2030
59%
-
Pas 2030
30.5%
-
Nuk e di
10.5%
Vota total: 1688
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Djathtas 1912’, Kulluri i përgjigjet sulmeve të Berishës: S’na kishte marrë malli për fjalimet e shokut Enver! Te ne s’ka njerëz të përfshirë me krimin, gjeji te oborri jot
13 Tetor, 11:58
-
Media franceze ‘Le Figaro’: Shqipëria mes pesë destinacioneve më të mira për të lundruar në Europë
13 Tetor, 11:51
-
Qeveria gjermane ndryshon 'paketën e sigurisë'
13 Tetor, 11:36
-
Gjirokastër/ Morën peng një 53-vjeçar dhe e kanosën për t'i marrë paratë, 2 të arrestuar
13 Tetor, 11:24
-
Policia Rrugore bën bilancin/Shpejtësi tej normave, alkool dhe celular në timon, 24 të arrestuar në Tiranë
13 Tetor, 11:18
-
A ka Izraeli një strategji për kohën e pas luftës?
13 Tetor, 11:10
-
Lufta/ Media: Sulmi izraelit shkatërron një xhami në Libanin jugor, pesë të vdekur
13 Tetor, 11:07
-
Këngëtari shqiptar braktisi muzikën për fenë islame: Më lejohet të marr 4 gra tani
13 Tetor, 10:53
-
Tiranë/ Shpërthim me tritol në banesën e 72-vjeçarit në Laknas (EMRI)
13 Tetor, 10:38
-
Dhunë ndaj grave e vajzës së mitur, 3 të arrestuar në Tiranë
13 Tetor, 10:35
-
Marrëveshja me Italinë/ 'La Repubblica': Të mërkurën pritet të niset anija e parë me emigrantë drejt Gjadrit, por mund të jetë edhe udhëtimi i fundit! Çfarë mund të ndodhë?
13 Tetor, 09:56
-
Durrës/ Në kërkim nga Italia si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë, arrestohet 45-vjeçarja me 2 emra! Pritet ekstradimi (VIDEO)
13 Tetor, 09:53