TIRANE - Lideri socialist Edi Rama, i ftuar në një seancë të posaçme në Parlamentin Europian nga grupi Socialist dhe Demokrat, ka deklaruar se bashkimi i të majtëve është garanci për fitoren më 23 Qershor.
Numri 1 i opozitës shqiptare ka vënë theksin në integrimin e vendit dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian, si një pikë e rëndësishme e programit për Rilindje.
Në këtë takim Kryetari socialist theksoi se një pikë e rëndësishme e programit për një Rilindje Shqiptare është ribashkimin me Europën, si një proces që duhet dhe do të nisë në bashkëpunim me miqtë dhe partnerët , për ndërtimin e standardeve evropiane në Shqipëri. Po ashtu u theksua edhe angazhimi për marrjen e statusit dhe fillimi i bisedimeve për anëtarësim brenda vitit të parë të mandatit të parë qeverisës.
Sakaq, kreu i Partise Socialiste, u ka kërkuar rreth 200 eurodeputetëve që të jenë të vëmendshëm ndaj procesit zgjedhor në Shqipëri duke kujtuar se zgjedhjet e meparshme te zhvilluara ne vend. “Sigurisht zgjedhjet në Shqipëri mbeten një problem shumë shumë i madh sepse s’janë të sigurta, sepse kanë qenë të manipuluara”, ka nenvizuar Rama.
Në emër të grupit socialist dhe demokrat në Parlamentin Evropian, presidenti i këtij grupimi Hanes Svoboda uroi kryetarin socialist Edi Rama për fitoren e zgjedhjeve, duke iu drejtuar Ramës se në vizitën tjetër "ju presim si kryeministër".
(gre.m/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com