Rama në Preshevë, Mustafa:
Të kërkojë të drejta për shqiptarët

Rama në Preshevë, Mustafa:<br />Të kërkojë të drejta për shqiptarët
Udhëheqësit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës presin me entuziazëm vizitën e Kryeministrit Edi Rama.

Kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa në një lidhje telefonike për A1 Report tha se kjo vizitë do të ndikojë pozitivisht në realizimin e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në Serbi. 

“Do vendosen ura bashkëpunimi pas armiqësive. Kryeministri shqiptar do të flas dhe për shqiptarët e Luginës, t’i ngrejë të drejtat e shqiptarëve në një nivel më të lartë. Në Preshevë do të bëhet një pritje madhështore sic i takon një pritjeje të një kryeministri shqiptar. Kjo vizitë është për të përforëcuar sa më shumë marrëdhëniet mes shqiptarëve të Luginës dhe Shqipërisë. Kryeministri Rama duhet të kërkojë sa më shumë të drejtat për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Ai para honologut të tij serb duhet të kërkojë të drejtat e shqiptarëve, të barabarta me të drejtat e serbëve të Kosovës. Gjithashtu të kërkojë njohjen e pavarësisë së Kosovës”, deklaroi Mustafa. 

Në Preshevë prej dy ditës janë shfaqur në rrugë dhe sheshe mesazhet e para të pritjes së Kryeministri Rama.
 
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat