Rama në Preshevë: Ne betejë për
një Europe te Madhe, jo 'Shqipëri'

Rama në Preshevë: Ne betejë për<br />një Europe te Madhe, jo 'Shqipëri'
LUGINA E PRESHEVES - Ndërsa Lugina e Preshevës, komuna serbe me shumicë shqiptare e priti si kryeministrin e dytë të tyre, kreu i ekzekutivit Edi Rama u kujdes të sqarojë se beteja e shqiptarëve nuk është Shqipëria e Madhe por një Europë e Madhe që ka nevojë për të gjithë shqiptarët. Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Preshevë

Nga Lugina e Preshevës, e cila ishte dhe ndalesa e kryeministrit Rama në ditën e ditë të vizitës historike në Serbi, Rama dha mesazhe të forta për komunitetin shqiptar atje, duke i ofruar mbështetjen e qeverisë shqiptar përballë të drejtave të munguara nga pala serbe.

rama ne presheve

Pasi u nderua me titullin “Qytetar Nderi i Preshevës” nga kjo komunës, Rama mbajti një fjalim në Pallatin e Kulturës “Abullah Krashnica”.

rama ne presheve

“Atë që i japim tjetrit asnjë tjetër nuk mund të na e mohojë ne”. Kështë shprehje përdori Rama duke marrë shembujt e bashkëjetesës së minoriteteve në Shqipëri dhe faktin që në asnjë cast qeveria shqiptare nuk i ka bërë të ndihen të diskriminuar.

Nuk ka arsye që shqiptarët e Luginës së Preshevës të kenë më pak të drejta se serbët e Veriut Kosovës”, tha Rama. 

rama ne preshev

Fjala e kryeministri Rama nisi me mirënjohje të thellë për mikëpritjen që gjeti nga shqiptarët e Luginës së Preshevës. 

“Ndihem thellësisht i privilegjuar që si kryeministër i Shqipërisë t’ju them mirësejugjeta dhe t’ju siguroj se unë dhe qeveria jonë nuk do të rreshtin së punuari për të rilindur Shqipërinë, por edhe për të rilindur shpresat dhe besimin e çdo shqiptari kudo ku ai jeton. Ju jam mirënjohës për këtë mikëpritje të paharrueshme dhe për këtë organizimin kaq dinjitoz që ju siguroj se do të mbetet i pashlyer në kujtesën time dhe pa asnjë dyshim do diktojë edhe përkushtimin e jashtëzakonshëm timin dhe të të gjithëve ne në Tiranë për të qenë pranë jush dhe për të punuar sëbashku në mënyrë që secili prej jush, vazjë e djalë këtu i pranishëm, të kenë një rrugë të hapur për të realizuar ambiciet e tyre dhe të kenë një derë të hapur në Shqipëri për të kryer studimet e tyre dhe me diplomën e tyre për të mundur të punojnë edhe këtu”.

rama ne presheve

Rama: Arrita marrëveshje me Vucic, Serbia njeh diplomat tuaja nëse studioni në Shqipëri
Rama zgjodhi pikërisht Luginën e Preshevës për të bërë publike një marrëveshje të arritur në mbrëmje me qeverinë serbe. Bëhet fjalë për njohjen e diplomave shqiptare nga ana e Beogradit zyrtar.

“Ajo që dëshirova ta lë për ta njoftuar këtu në këtë takim është se pas një diskutimi intensiv me kryeministrin e Serbisë dhe me ekipin qeveritar serb ne në orët e fundit të mbrëmjes kemi firmosur marrëveshjen për shkëmbimet e të rinjve edhe për njohjen reciproke të diplomave. Çka do të thotë se kësisoj kemi hapur një faqe të re për të gjithë ata që me diplomën e Shqipërisë do të duan të realizojnë ambiciet e tyre. Diploma shqiptar nuk do jetë më një letër e panjohshme por e barazflefshme me diplomën e marrë këtu në republikën e Serbisë”, tha Rama. 

rama ne preshev

Rama: Do ju shuajmë brengat e së shkuarës. Të ndiheni të barabtartë kudo ku jetoni
Duke përmendur të drejtën kushtetuese për mbrojtjen e shqiptarëve kudo që jetojnë, Rama tha se qeveria e tij do të mbrojë me cdo ksht interesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës të shkelura në mënyrë të pamerituar, sipas tij.

“Ne jemi të bindur se na është dhënë një mundësi historike, e një paqeje të munguar për dekada e shekuj të tërë në këtë rajon të identifikuar botërisht me urrejtjen dhe dasinë e pangushëllueshme. Ju them me modesti se jam i vetëdijshëm për brengat, vështirësitë dhe pamundësitë tuaja, të shkaktuara shpesh herë, pavarësisht nga ju. Jam i vetëdijshëm për vështirësitë që ndesheni shpesh herë, pavarësisht nga ju. Pengesa që i gjeni në rrugën tuaj në mënyrë të pamerituar. Duke shfrytëzuar këtë moment paqeje dhe ta kthejmë në një rrugë të qendrueshme ne do t’i shuajmë brengat e të shkuarës që prekin zemrat e mendjen e fëmijëve në shtëpitë e shqiptarëve këtu, si rezultat i një të shkuare që vazhdon ta kërcënojë Balklkanin. Do t’i heqim të gjitha pengesat që e ndalojnë një vajzë me kombësi shqiptare të ndihet e barabartë mes të barabartëve pavarësisht se ku jeton.  Nuk është një detyrim vëllëzëror vetëm, as politik, as qeveritar, është detyrim kushtetues, që qeveria dhe cilido qoftë kryeministri të mos e harrojë për asnjë moment se liria dhe të drejtat e cdo shqiptari ku jeton janë të papkrekshme dhe si të tilla duhet t’i mbrojë pavarësisht pengesave që gjen”, tha Rama.

Rama: Nuk jemi ne ata që e kemi të vështirë të ndahemi nga e shkuara
Për kryeministrin shqiptar tashmë është koha për një faqe të re historisë dhe lënien pas të së shkuarës. Por, - tha ai, “Kush e ka të vështirë të ndahet nga e shkuara nuk jemi ne, ne duam të jemi dhe sëbashku do të jemi europianët e këtij rajoni. Është një kohë e re dhe duhet të punojmë me njëri-tjetrin për tu sjellë ashtu sic i ka hije kësaj kohe të re. Sjellja me pakicat përcakton atë që ne jemi. Nuk mafton të flitet vetëm gjuha e Brukselit, por duhet t‘i japim të gjithëve mundësinë të mësojnë në gjuhën e tyre, që tek gjuha e tjetrit të ndejnë jo kërcënim, por fatin që kanë për të jetuar në një kulture me identitete të ndryshme që përbëjnë mozaikun e Europës së bashkuar”
 
Rama: Atë që i japim tjetrit, asnjë tjetër nuk mund të na e mohojë ne
Bashkëjetesa e minoriteteve në Shqipëri, duhet të shërbejësi shembull konkret për Serbinë përballë shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Kryeministri Rama mori shembullin e minoriteteve greke, maqedonas e të tjerë, që jetojnë në Shqipëri pa kurrfarë diferencimi. 

“Të jemi krenar për mënyrën se si respektojmë minoritetet. T’i tregojmë botës mbarë se në Shqipëri dhe në Kosovë ka modele të admirueshme të bashkëjetesës. Sot në Shqipëri ka një minoritet grek që nuk ndjen për asnjë çast asnjë dallim e jo më diskriminim në raport me shqiptarët. Ka maqedonas që jo vetëm nuk ndiejnë asnjë dallim e diskriminim, por që me ndarjen e re territoriale minoriteti do të ketë edhe bashkinë e vet. Sepse nuk janë numrat që përcaktojnë sjelljen ndaj tjetrit. Atë që i japim tjetrit asnjë tjetër nuk mund të na e mohojë ne”, tha Rama. 

Rama: Ja bëra të qartë Vucic-it, ne asnjë betejë për Shqipërinë e Madhe por për një Europë të Madhe
Nga Lugina e Preshevës Rama tha se gjatë takimit me kryeministrin serb në Beograd, i bëri të qartë Vucic se shqiptarët nuk kanë asnjë beteje për Shqipërinë e Madhe por për një Europë të madhe që ka nevojë për të gjithë shqiptarët.

"Kam folur hapur dhe shkoqur në takimin me Vuçiç. Ua bëra të qartë se ne shqiptarët nuk jemi në betejë të përbashkët për Shqipëri të Madhe por për Europë të madhe që duhet ti përfshijë të gjithë shqiptarët bashkë me gjithë të tjerët." tha Rama

Rama: Të rinjtë e Preshevës të vijnë të studiojnë në Shqipëri
Kryeministri Edi Rama duke folur për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës të diskutuar edhe në takimin e tij kokë më kokë me homologun Vuçiç, theksoi se është rënë dakord për njehsimin  e diplomave shqiptare në Serbi dhe anasjelltas.

Në këtë kontekst Rama ftoi të rinjtë e Luginës së Preshevës që të vijnë dhe të studiojnë në Shqipëri. Shefi i qeverisë shqiptare shtoi se me Vuçiç është rënë dakord që të përmirësohet infrastruktura në arsim.

“Ne nuk do ti mbyllim rrugën kujtdo ndër ju që do të bëhet mjek apo në të gjithë nivelin e arsimit të lartë. Kështu që ndihuni me më shumë se një derë të hapur dhe jam i bindur se duke bërë këtë, do ti japim mundësi kujtdo nga ju që të arsimohet në Republikën e Shqipërisë. Nga ana tjetër, sa i përket teksteve shkollore, dhe e dimë edhe fondin e akorduar bashkë me qeverinë e Kosovës, dhe për këtë arsye edhe me Vuçiç jemi fokusuar për ta parë me sy kritik gjendjen e infrastrukturës në arsim, dhe do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë e Serbisë dhe me ju këtu për këtë situatë.

Rama: Marrëveshje me Vuçiç për hapjen e qendrave shëndetësore
Më tej Rama tha se është rënë dakord edhe për përmirësimin dhe ndërtimin e qendrave shëndetësore, si një nga problemet më të mëdha për komunitetin shqiptar deri më tani në Luginën e Preshevës.

“Ja kam kërkuar shprehimisht se do ta thoja këtu me zë të lartë se ai personalisht do të kuujdeset për qendrat spitalore për të gjithë ato nëna që për të lindur duhet të ikin me dhjetëra e dhjetëra e dhjetëra km larg. Shpresoj dhe besoj se do ta mbajë fjalën se kur të ja përmend të mos më thotë se është provokim.” tha Rama
Kryeministri shqiptar nga Presheva, u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që të tregohen të duruar duke shtuar se kurrë më parë shqiptarët nuk janë dëgjuar dhe respektuar më shumë se tani.

Rama: Tregohemi të duruar, rruga e shqiptarëve në BE
Rama nënvzoi se rruga jonë e përbashkët është në Bashkimin Evropian dhe shqiptarët janë të vendosur të ndjekin këtë rrugë. Por siç u shpreh Rama, duke vijuar në të njëjtën rrugë, pa asgjë që nuk është e jona, do të mund të bëhet edhe integrimi në familjen evropiane dhe respektimin e çdo pakice shqiptare.

"Do doja të flisja shumë, dhe dua të shtoj edhe diçka. Ne shqiptarët kemi shumë të drejtë që shpesh herë të jemi të padurueshëm. Kemi të drejtë në Shqipëri që pas shumë vitesh zhgënjim të kërkojmë gjithçka që na ka munguar, se këtë ia kemi bërë vetes. Kemi shumë të drejtë në Kosovë që çdo gjë të shkojë vaj, sepse vitet kalojnë shpejt. Kemi edhe më shumë të drejtë këtu të jemi të padurueshëm se takova me shumë kënaqësi disa të moshuar që iu iku jeta në këtë Luginë dhe zor se panë ndonjë ditë të bardhë përveç lindjes së fëmijëve, dhe gjenerata e rënies së Murit të Berlinit janë bërë gati për tu martuar. Pra kemi shumë të drejtë të jemi të padurueshëm. Por kthejeni kokën pas. Kush i mendonte shqiptarët me kaq shumë gjera të bëra realitet. Jo me një rrugë apo urë por gjëra të mëdha dhe besoj se më të dëgjuar e respektuar nuk kemi qenë asnjëherë. Sigurisht kjo nuk është për të ndaluar dhe për të thënë po durojmë. Kanë të drjetë të jenë të padurueshëm, por duhen nënvizuar dy gjëra. E para pse shqiptarët ia kanë dalë edhe kur më optimistët nuk kanë menduar të ja dalin të kenë një shtet tjetër? Sepse shqiptarët nuk kanë kërkuar diçka që i takon tjetrit. Sepse shqiptarët nuk kanë rënë kurrë në kurth të atij nacionalizimi që e bën njeriun dhe një vend të tërë të verbër për të hapur luftëra jo për veten e vetë por të mos e lënë tjetrin të lirë. Prandaj duke ia njohur gjithkujt të drejtën, edhe të dalë mendsh, nuk mundet të shkojmë pas këtyre e të na thonë ka një rrugë më të shkurtër, por populi thotë se rruga e shkurtër të nxjerr gjatë. Por duke marrë dhe lexuar si duhet historinë që na nxorri deri këtu për të shkuar aty ku duhet dhe ku duhet të shkojmë." theksoi Rama

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Memaliaj, motra e Shyqyri Kalemit për Report Tv: Kemi dërguar emrin e autorit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, kemi besim tek drejtësia

Atentati në Memaliaj, motra e Shyqyri Kalemit për Report Tv: Kemi dërguar emrin e autorit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, kemi besim tek drejtësia