Rama në Pukë:Projekt ambicioz për
rilindjen e këtij qyteti të mrekullueshëm

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ishte dje në qytetin e Pukës. Ai është shprehur se ai vend i mrekullueshëm është lënë në harresë për dekada me radhë, por Rilindja do të bëjë transformimin rrënjësor të tij.
 
Rama foli për punën e nisur me blloqet e banimit të cilës tha që do t’i bashkangjitet edhe një projekt ambicioz për integrimin e qendrës, rrugës kryesore të qytetit dhe liqenit aty pranë, në një kompleks urban që do të kthehet në qendrën e gravitetit të Pukës turistike.
  
“Dje në Pukën e mrekullueshme por të lënë në harresë e rrënim për dekada me radhë, ku përmes Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane sapo ka nisur transformimi rrënjësor i qytetit.

Puna e nisur me blloqet e banimit, do të vijojë me një projekt shumë ambicioz për integrimin e qendrës, rrugës kryesore të qytetit dhe liqenit aty pranë, në një kompleks urban që do të kthehet në qendrën e gravitetit të Pukës turistike.

Duke u mbështetur tek potenciali i jashtëzakonshëm natyror i bashkisë së re të Pukës dhe tek strategjia e zhvillimit të qëndrueshëm mbi turizmin e bujqësinë, ka nisur të bëhet më në fund për Puken çka nuk është bërë për dekada të tëra.
#Rilindje 🌹
#ShqipëriaeGjeneratësTjetër 🇦🇱 ⭐🇪🇺”,
ka shkruar Rama në profilin e tij në facebook.

edi rama ne puke
edi rama ne puke
edi rama ne puke
edi rama ne puke
edi rama ne puke
 Foto të tjera..


Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

‘Në Librari’ me 3 tituj: 'Pavarësimi i Kishës Ortodokse...', botohet i plotë libri i Nolit! 'Kostumografia në art', 'Dhe pastaj, ajo u bë pemë'! 'Kujtim' te ‘Melodia e Vargut’

‘Në Librari’ me 3 tituj: 'Pavarësimi i Kishës Ortodokse...', botohet i plotë libri i Nolit! 'Kostumografia në art', 'Dhe pastaj, ajo u bë pemë'! 'Kujtim' te ‘Melodia e Vargut’