Rama në Serbi, Bushati: Mesazh
i mirë për zvogëlimin e diferencave

Rama në Serbi, Bushati: Mesazh<br />i mirë për zvogëlimin e diferencave
TIRANE - Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në dalje të mbledhjes së Komisionit të Jashtëm, ku diskutoi për buxhetin e vitit 2015, ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Serbi, pjesë e  të cilit ishte edhe vetë shefi i diplomacisë shqiptare, duke e cilësuar si një mesazh të mirë të zvogëlimit të diferencave mes dy vendeve.
 
Në fjalën e tij, Bushtati vlerësoi këtë vizitë të kryeministrit Rama, si të plotë dhe historike, pasi vinte pas 68 vitesh. Sipas Bushatit vizita preku sy për sy të gjitha problematikat mes Shqipërisë dhe Serbisë, por që ishte një hap i rëndësishëm sipas tij në bashkëpunimin ndërajonal të dy vendeve, çka konkludoi edhe me firmosjen e disa marrëveshjeve.
 
Sa i përket debatit mes Ramës dhe Vuçiç për Kosovën, Bushati nënvizoi se kryeministri shqiptar ishte shumë i qartë në deklaratën e tij dhe se pavarësia e Kosovës është një fakt i patjetërsueshëm.
 
“Besoj se ishte vizitë e plotë dhe preku gjithë problematikën Shqiperi-Serbi dhe siç dihet dhe u arrit që të vendosen disa marrëveshje për të dy vendet. Përssa i përket asaj që shkruajn mediat serbe Kryeministri e tha shumë qartë në Beograd se Kosova është realitet rajonal ndërajonal dhe e ka bërë më të qëndrueshme stabilitetin në rajon. Kjo vizitë ndodhi pas shtate dekadash dhe është një mesazh i mire per te zvogeluar diferencat dhe kjo vjen me marrëveshje.” u shpreh Bushati

bushati
 
Bushati: Shqipëria vullnet për të bashkëpunuar me Serbinë
Duke vijuar më tej, Bushati përsëriti qëndrimin dhe vullnetin e qeverisë shqiptare për të vazhduar më tej bashkëpunimin mes dy vendeve, pasi siç u shpreh ai qëllimi i të dyja vendeve është integrimi evropian.
 
Jo vetëm kaq, por sipas Ministrit tonë të Jashtëm edhe pesha e të dy vendeve është ndër më të rëndësishmet në rajon.

“Është e rëndësishme që të vazhdojë bashkëpunimin pasi të dy vendet kanë një rëndësi të madhe në rajon aq me tepër që të dyja vendet aderojnë Bashkimin Europian. Por Shqipëria ka një rëndësi më të madhe pasi është edhe anëtare e NATO-s.” u shpreh Bushati

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Vdiq në robërinë ruse gazetarja ukrainase, Victoria Roshchyna

Vdiq në robërinë ruse gazetarja ukrainase, Victoria Roshchyna