Rama në Serbi, Thaçi: Një hap
i menduar, mesazh për rajonin

Rama në Serbi, Thaçi: Një hap<br />i menduar, mesazh për rajonin
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi e ka cilësuar vizitën e homologut të tij në shqiptar në Serbi, si një hap të menduar mirë si dhe reflektim nga ana e kryeministrit të serb  Aleksandër Vuçiç.

“Mendoj se është një mesazh edhe për krejt rajonin se nuk do të ketë tash e tutje moskomunikim të vendeve të ndryshme apo të kryeministrave”, deklaroi Thaçi.

“Vlerësoj se përmirësimi apo ndërtimi i raporteve normale ndërshtetërore Shqipëri-Serbi është reflektim edhe për frymën evropiane euroatlantike të rajonit. Shqipëria si vend i NATO-s natyrisht ka përparësitë e veta në këtë drejtim. Kështu që unë shpresoj dhe inkurajoj edhe kryeministrin Rama, edhe kryeministrin Vuçiç që me angazhimin e tyre të tregojnë rolin e tyre që ju takon edhe për vendet e tyre, por edhe për rajonin në përgjithësi”, u shpreh Thaçi.

Ai në vazhdim kujtoi edhe marrëveshjen drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi të 19 prillit të vitit të kaluar në Bruksel, në dialogun në nivel të lartë kryeministrash të kryesuar nga BE e mbështetur nga SHBA.

“Dua të theksoj se marrëveshja e arritur në Bruksel ka hapur perspektivë edhe për takime të tilla në mes vendeve që nuk kanë zhvilluar takime të tilla për dekada të tëra”, tha Thaçi në intervistë për RTK-në.



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat