Rama në Vaqarr: Do ulim
koston e prodhimit në fshatra
Takimet e kryesocialistit Rama kanë vijuar ditën e sotme në një fabrikë e cila merret me përpunimin e produkteve të agrikulturës, kryesisht speca, fruta dhe perime në Vaqarr.
VAQARR, Tiranë- Takimet e kryesocialistit Rama kanë vijuar ditën e sotme në një fabrikë e cila merret me përpunimin e produkteve të agrikulturës, kryesisht speca, fruta dhe perime në Vaqarr.
Në fushat djerrë të Arbanës, Vishnjës e Vaqarrit, të lëna në mëshirë të fatit, fshatarët janë shfaqur të lodhur nga pritja dhe të rrënuar nga mospasja.
“Shih e shkruaj. Nafta ka shkuar aty ku dihet, s’është nevoja të bësh komente. Dritat po ashtu, pensioni po dihet. Sa pension marr unë, 132 mijë lekë, 50 vjet punë. Fasule jo, miell misri jo, katundari këtë ka”, thotë njëri prej fshatarëve të zonës.
Në përgjigje të shqetësimeve të ngritura nga fermerëve, kreu i PS-së, Edi Rama është shprehur: “Kudo është e njëjta dramë. Nafta në stratosferë, plehrat kimike në stratosferë, farërat në stratosferë, plus të pakontrolluara fare që s’dihet se çfarë janë. Dhe s’ka ujë për të vaditur dhe s’ka kanale për të kulluar. Jemi vendi i dytë në Europë për burime ujore, një pasuri e jashtëzakonshme dhe jemi i vetmi vend në Europë sot që nuk ujit dot tokën e vet dhe që s’ka ujë të pijshëm për njerëzit e vet në shumë pjesë të vendit. Kjo është një gjë e paimagjinueshme. Ne nuk mund të pretendojmë që të krijojmë kushte për një Rilindje të Fshatit pa bërë premtime të bujshme, por duke marrë një angazhim të qartë.
Programi i PS-së ka analizuar zhvillimin kaotik të 22 viteve dhe ka hartuar një platformë e cila përmban shumë elementë të nevojshëm për të lehtësuar edhe agrobiznesin ne Shqipëri. Në kuadër të kësaj kryesocialisti Rama theksoi se PS do të sistemojë ujitjen dhe kullimin patjetër.
“Do ulim naftën në nivele të pranueshme për bujqësinë e për peshkimin dhe me patjetër do stimulojmë nxitjen e prodhimit duke ulur kostot e prodhimit dhe do krijojmë kushte që prodhimi të dalë në treg. Përndryshe, edhe ata që prodhojnë i keni parë rrinë në anë të rrugëve për të mbijetuar. Turp i madh!”, u shpreh Rama.
Ujitja dhe kullimi sipas “Programit për Rilindjen e Fshatit” janë dy çështje që do u jepet zgjedhje përfundimtare brenda mandatit të parë qeverisës së PS.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
65.1%
-
Të gabuar
23.6%
-
Nuk kam mendim
11.3%
Vota total: 2399
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Çmimet e ushqimeve në supermarketet shqiptare 3 herë më të shtrenjta se në Europë
16 Janar, 22:48
-
Sondazhi i Frontline/ Rama më i pëlqyer se Berisha! Diaspora preferon më shumë kryeministrin se zgjedhësit në Shqipëri
16 Janar, 22:43
-
Luiz Ejlli i bën dedikimin e veçantë vajzës së tij nga Maldivet (FOTO)
16 Janar, 22:39
-
Spahiu: 1 nga 3 pakënaqësitë e turistëve të huaj në Shqipëri, është trafiku çmendur rrugor
16 Janar, 22:34
-
Sondazhi/ Puna e qeverisë, 47% kanë opinion negativ! Shqiptarët e diasporës më pak të dyzuar
16 Janar, 22:28
-
Disa nga figurat kryesore të Kongresit të Lushnjes
16 Janar, 22:20
-
Spahiu: Berisha në 35 vite ndërtoi makinerinë e baltës mediatike si presion në familjet e kundërshtarëve
16 Janar, 22:16
-
Sondazhi i Frontline/ Trafiku në Shqipëri, më shumë se 55% e shohin më të rënduar se në vendet fqinje
16 Janar, 22:10
-
Çollaku kundër Berishës: Meta s’duhet të jetë në listën e sigurt të PD, bashkimi me PL s’ka prodhuar kurrë sukses
16 Janar, 22:00
-
Spahiu: Trump 4 vjet s’do e ketë në axhendë fare Shqipërinë, por do ja delegoj një diplomati si Yuri Kim
16 Janar, 21:51
-
Ironia e Spahiut: Trump do mbështes Berishën, aq sa e mbështeti në mandatin e parë
16 Janar, 21:45
-
Dëshmia e ish-kuzhinierit të kryeministrit: Një javë para se Mehmet Shehu të vriste veten, mua më dhanë lejen
16 Janar, 21:44