Rama në Veri, Basha: Asnjë investim
publik, vetëm kanabis dhe shfaqje

Rama në Veri, Basha: Asnjë investim<br />publik, vetëm kanabis dhe shfaqje
Kryetari i PD, Lulzim Basha përmes një statusi në Facebook ka akuzuar kryeministrin Rama se nuk ka asnjë bilanc për t'u treguar qytetarëve në fund të mandatit qeverisës.
 
Sipas kreut të opozitës, Rama nuk shkoi në veri të vendit për të dëgjuar hallet dhe problemet e qytetarëve, por për shfaqje.
 
"Asnjë investim publik, asnjë metër rrugë, asnjë shkollë e re, asnjë vend pune në 3 vjet.
 
Harbutëria e tij nuk ka kufi. U thotë të papunëve, të skamurve, "merrni kredi". Po për cfarë, që të blejnë farë kanabisi, të mbjellin drogë, të bëhen bujqit e kooperativës së tij të madhe narkotike
"thotë Basha.
 
 
Deklarata e plotë e Bashës
Tani qe ditet e mandatit po i sosin Edi Rama u nis per Vermosh, Tamare, Malsi te Madhe, Vaun e Dejes, Puke etj.
 
Nuk eshte aty per te degjuar, eshte per shfaqje. Nuk eshte aty per qytetaret, njerezit me halle, se zgjedhja e tij jane trafikantet, banditet. Me ta eshte rreshtuar qekur erdhi ne pushtet, me ta po e mbyll mandatin.
 
Nuk eshte aty per bilanc. Asnje investim publik, asnje meter rruge, asnje shkolle e re, asnje vend pune ne 3 vjet.
 
Asnje bilanc nuk tregon para qytetareve te cilet ia plasen ne fytyre kete realitet te dhimbshem.
Kush ngre zerin per faturat e kripura, per varferine, per papunesine, per arsimin apo shendetesine, i nderpritet fjala: "pusho se jemi ne televizion".
 
Harbuteria e tij nuk ka kufi. U thote te papuneve, te skamurve, "merrni kredi". Po per cfare, qe te blejne fare kanabisi, te mbjellin droge, te behen bujqit e kooperatives se tij te madhe narkotike.
 
Prandaj ka shkuar, per te vetmen gje qe ka bere, kultivimin e kanabisit, kthimin e kodrave, arave dhe maleve te Shqiperise ne hambar hashashi.
 
Bujtes i Mark dhe Arben Frrokut u shfaq dhe sot, duke sfiduar hapur cdo punonjes policie qe perballet me krimin dhe qytetaret e ndershem te ketij vendi.
 
Asnje kumbar nuk e ka nenshtruar dot nje shoqeri te tere. Dhe shqiptaret nuk do ta lejojne, por do bashkohen nen thirrjen per ta shpetuar vendin nga karteli i droges.
 
Ne kemi zgjedhur qytetaret, punen e ndershme, sigurine dhe te ardhmen pa kanabis. #Shqiperia me mire pa Edi Ramen.
 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Operacioni tokësor i Izraelit në Liban, reagon Meloni: Të ndalet urgjentisht përshkallëzimi i situatës

Operacioni tokësor i Izraelit në Liban, reagon Meloni: Të ndalet urgjentisht përshkallëzimi i situatës