VLORE-  Kryetari i PS-së ishte sot paradite në qarkun e Vlorës për një bashkëbisedim me banorë të këtij qarku të cilëve u kërkon votën për më 23 qershor 2013. Nga ana tjetër i bën thirrje të mos votojnë Arben Malajn, i cili në këto zgjedhje kandidon si i pavarur po në këtë qark. Në Novoselë të Vlorës Rama i ka shpjeguar banorëve pse çdo votë jashtë PS dhe koalicionit është për Saliun.

Fillimisht Rama është ndalur tek jetimorja, për të përshëndetur fëmijët jetimë, të cilët sot më 1 qershor festojnë ditën e tyre. Më pas ka vazhduar me këndin e fjalës në Novoselë të Vlorës të cilëve u kërkoi të mos japin asnjë votë tradhtarëve të PS-së.

 
 
Shkruan Rama në Twitterin e tij paraditen e sotme pas bashkëbisedimit me banorët dhe rrugës për në Orikum, ku do të zhvillonte një tjetër bashkëbisedim me banorët.

Pas mospërfshirjes në listat e PS-së Arben Malaj vendosi të kandidojë si i pavarur në qarkun e Vlorës, pavarësisht thirrjeve të Ramës dhe strukturave socialiste të Vlorës të kthehej në PS. Nga ana e tij Malaj në deklaratat publike është shprehur se do t'i shpërbente socialistëve, dhe Rama e socialistët e tjerë të mos e sulmoni atë.  

Në një deklaratë të lexuar nga Shpëtim Gjika më 16 maj i kërkohejMalajt të tërhiqej pasi çdo votë e tij ishte në favor të PD-së.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)