KROACI - Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama zhvilloi një vizitë dy ditore në Kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb. Gjatë kësaj vizite, Zoti Rama u prit në takime të posaçme nga zyrtarët më të lartë kroatë.
Kryesocialisti Rama u prit në pallatin presidencial nga Presidenti Ivo Josipoviç. Lideri i opozitës shqiptare e njohu kreun e shtetit kroat me zhvillimet më të fundit në politikën shqiptare dhe sidomos mbi procesin e integrimit europian. Zoti Rama kërkoi nga Presidenti Kroat mbështetjen e plotë të vendit më të ri që do të bëhet pjesë e Bashkimit Europian ndaj rrugës së Shqipërisë drejt marrjes së statusit të vendit kandidat.
Nga ana e tij, Presidenti Josipoviç e garantoi liderin e opozitës për mbështetjen e vazhdueshme që shteti kroat do të japë ndaj Shqipërisë, por në të njëjtën kohë theksoi nevojën për reforma të cilat garantojnë mirëfunksionimin e shtetit të së drejtës dhe pavarësinë e institucioneve kushtetuese
Gjatë ditës së dytë të vizitës në Zagreb, lideri i opozitës shqiptare u prit në një takim miqësor nga Kryeministri Kroat, Zoti Zoran Milanoviç. Takimi me Kryeministrin kroat u përqendrua kryesisht në situatën politike rajonale, por edhe në politikat e reja për nxitjen e zhvillimit.
Zoti Rama e njohu Kryeministrin Milanoviç me programin e Partisë Socialiste për një Rilindje Shqiptare, Kryeministri Milanoviç ofroi ndihmën dhe bashkëpunimin e tij për detajimin e programit qeverisës të opozitës shqiptare në fushat e turizmit, mbrojtjes së vijës bregdetare dhe zhvillimit portual e peshkimit.
(er.ci/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com