Rama na tregon detaje të reja rreth vizitës së tij në Arabinë Saudite (FOTO)

Rama na tregon detaje të reja rreth vizitës së tij në Arabinë Saudite (FOTO)

Që prej ditës së djeshme kreu i qeverisë ndodhet në një vizitë zyrtare në Arabinë Saudite. Përmes një postimi në Facebook Rama na tregon detaje rreth takimit të tij me krerët Arabë.

Gjatë ditës së sotme ai u takua me mbretin Salman ibn Abdulaziz Al Saudi, nga i cili u prit me nderime të mëdha. Kreu i Qeverisë bën të ditur se pas takimit u nënshkruan disa marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi mes të dy vendeve,

“Në pritjen shumë miqësore të mbretit Salman ibn Abdulaziz Al Saudi, ku pas drekës zyrtare u nënshkruan disa marrëveshje të rëndësishme bashkëpunim” shprehet Edi Rama dhe ka vijuar më tej përmes një postimi të dytë duke thënë: Ekonomi, turizëm, trashëgimi kulturore dhe plane të përbashkëta investimesh, me vullnetin e çeljes së një kapitulli të ri bashkëpunimi mes dy vendeve.

Ai është takuar gjithashtu  edhe me Shefin e Fondit Saudit të Zhvillimit, për të diskutuar për programin e projekteve të propozuara prej nesh në ekonomi, turizëm, arsim dhe trashëgimi kulturore.

/er.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Thoni lamtumirë një personi... Çfarë thonë yjet për ju sot

Thoni lamtumirë një personi... Çfarë thonë yjet për ju sot