TIRANË- Pas vitesh kërkime, në Shpirag është prekur një rezervë nafte. Pas inspektimit në terren, kryeministri Edi Rama dha detajet në një konferencë për mediat, duke theksuar se në pusin Shpirag 5 vjeçare shpimi ka arritur në 6002 metra në thellësi të tokës dhe është prekur rezerva e naftës.

“Lajmi interesant është që ende nuk është cekur uji, i cili është nën rezervën, çka prezumon se madhësia e rezervës mund të jetë edhe më madhe. Nuk jemi në kushtet kur mund të flasim për shifra konkrete sepse do të ishte e gabuar”, tha Rama.

Kreu i qeverisë tha se bazuar në analizat laboratorike që janë bërë në Holandë, nafta e zbuluar në zonën e Shpiragut është së njëjtës cilësi me naftën premium të Arabisë Saudite. Tashmë pritet testi vendimtar i qëndrueshmërisë së presionit të nëntokës për nxjerrjen e naftës lart. Ky test parashikohet të nisë në muajin tetor që mund të zgjasë 2 deri në 3 muaj dhe në fillim të janarit 2024 do të ketë një rezultat publik nga vetë kompania SHELL.

Për Ramën, nëse ky test do të jetë i suksesshëm do jetë një kapërcim historik për ekonominë e vendit, duke thënë se do të impaktojë direkt tek pensionet, sistemi arsimor e shëndetësor, por jo vetëm.

“Nafta e zbuluar është e cilësisë më të lartë. Është hera e parë që kjo ndodh në vendin tonë sepse burimet e naftës që janë zbuluar në të shkuarën dhe që janë shfrytëzuar dhe shfrytëzohen akoma siç është për shembull, Patos – Marinza, janë burime të një nafte të rëndë që si e tillë përdoret për bitum, solar, por nuk është një naftë që mund të hyjë në konsumin e automjeteve dhe vlera e saj është shumë modeste. Ndërkohë që sipas analizave të bëra bën laboratorin e Holandës, nafta e zbuluar në zonën e Shpiragut është një naftë e të njëjtës cilësi me naftën premium të Arabisë Saudite”, vijoi Rama.

I gjithë investimi nga kompania Shell parashikohet te jetë në vlerat nga 3 deri në 7 miliardë euro. Ky investim parashikon ndërtimin e gjithë infrastrukturës dhe logjistikës për depozitimin e rezervës, ndarjen në gaz, në naftë dhe në sulfur.

“E treta ka një rëndësi të veçantë sepse krijon një bazë qoftë për prodhimin e imputeve bujqësore, qoftë për prodhimet kozmetike, bazë që Shqipëria mundet ta shfrytëzojë për të ndërtuar një komponent të ri industrial që sot na mungon”, u shpreh kryeministri.

Qeveria po punon po ashtu edhe për ngritjen e një Fondi Sovran përmes së cilit pritet të administrohen taksat që do mblidhen çdo vit nga nxjerrja e naftës në Shpirag. Rama tha se po studiohen praktika të ngjashme në disa shtete si Norvegjia, Arabia Saudite dhe atë të Azerbajxhanit.

“Fondi sovran është po ashtu një fond investimesh, i cili një pjesë të të ardhurave e vendos për t’i shumëfishuar ato në tregun ndërkombëtar dhe paralelisht ne po punojmë me qendrën për zhvillim ndërkombëtar të universitetit të Harvardit me të cilën kemi prej kohësh një marrëdhënie pune shumë të dobishme dhe kemi angazhuar të gjitha kontaktet tona edhe me fondet e tjera të Arabisë Saudite, të Azerbajxhanit, të Emirateve e kështu me radhë”, u shpreh kreu i qeverisë.

Nëse konfirmohet vendburimi dhe nxjerrja e naftës së Shpiragut, lidhja e saj me tregun ndërkombëtar po shikohet në tri skenare, i pari me aksesin e produktit në triportin e Vlorës, i dyti me stacionin e tap në Fier dhe opsioni i tretë, me kosto më të lartë, në Porto Romano. Rama tha se ka të dhëna optimiste për kërkime nafte edhe në Dumre, por kompania italiane “Eni” është pak mbrapa, për shkak se u bllokua nga pandemia COVID-19, por puna ka nisur.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dha detaje nga përfitimet që do të ketë Shqipëria. Kontrata me kompaninë zgjat 25-30 vite. SHELL do të paguajë 10% rentë minerare dhe 50% tatim fitim. SHELL do të paguajë nga 250 mijë dollarë deri në 1.5 mln dollarë në vit, në varësi të prodhimit. Bonusi i prodhimit do jetë 250 mijë dollarë për fuqinë e parë, ndërsa 1.5 milionë dollarë kur prodhimi arrin 30 mijë fuçi në ditë. Pritet të angazhohen edhe 5 mijë punonjës, shumë prej tyre shqiptarë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:00
Greqia pengim për Shqipërinë në BE? Rama: S’i druhem asgjëjë përveç testit në tetor në Shpirag

1692802580_64001692786027xrama119.jpg

Tensionet mes Greqisë dhe Shqipërisë për shkak të Fredi Beleri kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të mos i komentojë.

Në konferencën për mediat zhvilluar këtë të mërkurë, i pyetur mbi një pengim të mundshëm të Greqisë në rrugëtimin e Shqipërisë në familjen europiane referuar edhe një interviste të ministrit të punës në Greqi, Rama tha:

“I druhem vetëm një gjëje, që testi në tetor në Shpirag të mos dalë pa sukses, vetëm kësaj i druhem, asgjëje tjetër”.- tha Rama.

Ora 13:24
Shërbimet e Kadastrës në e-Albania, Rama: Noterët e ‘hienat’ janë bërë nervozë, s’ka më korrupsion

 

Kryeministri Edi Rama ka komentuar kalimin online në e-Albania të shërbimeve të Kadastrës. I pyetur nga gazetarët për Kadastrën, Rama thotë se numri i shërbimeve të dhëna online është shumë më i lartë krahasuar me më parë. Ai thekson se noterët e shumë të tjerë që qëndronin rreth e rrotull kadastrës si ‘hiena’ janë të nervozuar pasi tashmë nuk ka më korrupsion.

Pyetje: Kadastra e kthyer në online është një makth për qytetarët, për noterë, për real estate, nuk marrin dot shërbime dhe iu janë shtuar edhe kostot, ka qenë një nga nismat tuaja që ju e keni promovuar, por duket se dixhitalizimi në Kadastër nuk po funksion?

"Çudi sepse faktet flasin ndryshe, nëse shihni volumin e shërbimeve të dhëna nga Kadastra që kur ka kaluar në këtë sistem krahasuar më parë është shumë më i lartë, i shërbimeve të dhëna. Natyrisht është një sistem që noterët i nervozon, patjetër. Shumë të tjerë që i kanë qëndruar rreth e rrotull Kadastrës si hiena janë jo të nervozuar, por shumë të agresivizuar dhe mbi të gjitha ky sistem kërkon pak punë në fillim kur fillon ta përdoresh", tha Rama. 

Ora 13:11
Nafta në Shpirag, me SHELL u diskutua për skenaret e fitimit duke nisur nga fuçia e parë! Mbi 5 mijë të punësuar

1692788634_shpirag.jpg

SHELL ka vënë në dispozicion një kalendar të mirëstudiuar nga përfundimi i eksplorimit tek nisja e prodhimit dhe parashikohet që për këtë projekt të jenë të angazhuar mbi 5 mijë punonjës.

"Gjithashtu me SHELL qeveria ka diskutuar edhe për skenarët si do të efektojë të ardhurat që do të derdhen në buxhetin e shtetit duke nisur nga fuçia e parë. Kush është përfimi që merr shteti përmes AKBN-së, apo tatim fitimi i përcaktuar 50 %, apo çdo të ndodhë në fazat e tjera të prodhimit si në fuçinë kur arrin 15 mijë përditë apo 30 mijë cdo ditë. Synimi është të maksimalizohet prodhim. Deri në momentin e nisjes së prodhimit numri i të punësuarve do të arrijë mbi 5 mijë punonjës” u sqarua në konferencë nga ministrja e Energjisë.

Ora 12:54
Nafta në Shpirag, 6 km në thellësi të tokës do duhen të hapen 15 puse! Skenaret e SHELL, nga Triporti i Vlorës tek Porto Romano në Durrës

1692788417_shpirag.JPG

Nëse konfirmohet vendburimi dhe nxjerrja e naftës së Shpiragut, lidhja e saj me tregun ndërkombëtar po shikohet në tri skenare, i pari me aksesin e produktit në Triportin e Vlorës, i dyti me stacionin e Tap në Fier dhe opsioni i tretë, me kosto më të lartë, në Porto Romano.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë zbuloi dhe tre skenarët.

1 - Aksesin e produktit në Triportin e Vlorës me aksesin e produktit në Eksit Pointin e TAP-it, në zonën e Fierit. Ata janë përgatitur për të ngritur platformën e një porti lundrues 7 km larg bregut

Opsioni i tretë dhe më i pamundur pasi ka distancë edhe më të gjatë 120 km, aksesi nga vendburimi i Shpiragut deri në portin e ri të Porto Romanos në Durrës. Të dy opsionet e para do të merren parasysh nga kompania. Do të kërkohet dhe një përfshirje më e madhe e ministrisë së Infrastrukturës për të plotësuar kërkesat e bashkëpunimit.

Nafta ndodhet në thellësi të sipërfaqes 6 km nën tokë dhe do të duhen të hapen mbi 15 puse. Rezervuari në kontratën e zonave dy dhe tre është i lidhur dhe përsakohë është i lidhur shpimet e tjera do të ndodhin për të lehtësuar rrjedhjen por e dimë që është rezervuar i lidhur.

Rama tha se ka të dhëna optimiste për kërkime nafte edhe në Dumre, por kompania italiane “Eni” është pak mbrapa, për shkak se u bllokua nga pandemia COVID-19, por puna ka nisur.

Ora 12:35
Rama: Vijojnë kërkimet për naftë në fushën e Dumresë, kemi të dhëna optimiste

Teksa në Shpirag është gjetur një rezervë nafte, kryeministri Edi Rama thotë se paralelisht po vijojnë kërkimet edhe në fushën e Dumresë në Divjakë. Rama tha se ka të dhëna optimiste, por kompania italiane Eni është pak mbrapa, për shkak se u bllokua nga pandemia COVID-19, por puna ka nisur.

“Ky është një zhvillim siç thashë i jashtëzakonshëm, i shumëpritur, por nuk është gjithçka sepse ndërkohë në Shqipëri ka filluar eksplorimi i fushës së Dumresë ku një tjetër kolos global në fushën e shfrytëzimit të burimeve nëntokësore natyrore, kompania italiane ‘’Eni’’ është në punë. Edhe aty kemi të dhëna shumë optimiste dhe inkurajuese, por puna është në një stad pak më fillestar sepse kompania hyri në punë para pandemisë, por pandemia solli një bllokim të gjatë të gjithë procesit.

Besoj shumë që impakti i gjithë kësaj zone të re po themi, të pashfrytëzuar të potencialit tonë ekonomik duhet të jetë i jashtëzakonshëm. Në të gjitha rastet, ne sot kemi në dispozicion skenarë të ndryshëm sepse deri tani asgjë nuk është e parashikuar dhe e parashikueshme, por edhe nëse nisemi nga skenari më konservator, përfitimi përsëri është shumë i konsiderueshëm. Është praktikisht një burim i ri masiv investimi dhe financimi në organizmin e ekonomisë shqiptare”, tha Rama.  

Ora 12:31
Nafta në Shpirag, Rama: Do ketë impakt direkt tek pensionet, sistemi arsimor e shëndetësor

 

Kryeministri Edi Rama duke folur për naftën e gjetur në Shpirag thotë se nëse do ketë sukses do jetë një mbështetje e madhe për qytetarët e Shqipërisë. Ai thotë se rezerva e naftës do ketë ndikim impakt tek pensionet, sistemin e arsimit, shëndetësisë, mirëqenien e fëmijëve. Pasi taksat do administrohen nga një fond sovran.

Rama tha se në qeverisjet e mëparshme është abuzuar me burimet tona natyrore dhe se më mendjen e qytetarëve është bërë sinonim i fjalës vjedhje.

"Për fat të keq, për shkak të keqqeverisjes dhe abuzimit historik me burimet tona natyrore, i dimë mirë dhe mos t’i kthehemi historive me AlbPetrol, Patos Marinëz, lloj lloj lidhjesh të errëta. Fjala naftë në mendjen e qytetarëve shqiptarëve është bërë sinonim i fjalës vjedhje. E vërteta është se nuk është se kemi pasur deri tani ndonjë pasuri të jashtëzakonshme si vend flas. Burimet kanë qenë modeste të keqpërdorua. Koncesionet e bëra në të shkuarën kanë qenë skandaloze, dorëzim i sovranitetit dhe dorëzim i të drejtës së popullit për të marrë pjesën e vet në këtë pasuri, tek konsecionarë lloj lloj. Edhe kjo pasuri është keqshfrytëzuar.

Dua të them se ne e kemi luftuar këtë trashëgimi me të gjitha mundësitë, duke u gjetur përballë situatash kontraktuale të blinduara, por ama për këto kërkime në këtë territor të fushës së burimeve tona ne kemi bërë komplet ndryshim të qasjes së shtetit në këto kontrata dhe kemi vendosur marrëdhënie kontraktuale të një niveli ndërkombëtar. Kështu që të gjithë duhet të jenë sot të bindur se kjo pasuri e madhe është edhe e tij dhe kjo pasuri e madhe do jetë një mbështetje për çdo njërin. Nuk e kam fjalën që do marrë një kovë me naftë, apo lek në dorë, por përfitimi ekonomik dhe financiar nga kjo pasuri do impaktojë pensionet, sistemin e arrestimit, shëndetësisë, mirëqenien e fëmijëve tanë. Ata do jenë përfituesit më të mëdhenj se ne do ndërtojmë si duhet një fond sovran serioz për mbrojtjen, garantimin dhe fuqizimin e sovranitetit", tha Rama.

Ora 12:31
Nafta në Shpirag, në tetor nis faza e testimit, në fund të dhjetorit SHELL publikon rezultatet e vendos për investimet

1692785261_rama.jpg

Mësohet se në fillim të muajit tetor do të nisë faza e testimit.

“Nafta e nxjerrë është e cilësisë së lartë, e krahasuar nga laboratorët e SHELL si një nga naftat e cilësisë më të lartë, por është për tu përcaktuar në të ardhmen ndarja e këtij produkti. Në këto momente po punohet me SHELL për të bërë ndarjen e nënproduktit gazi, nafta e acidi sulfurik” deklaroi Ministrja e Energjetikës, Belinda  Balluku.

Ndërkohë mësohet se nga fundi i tetorit dhe në fund të dhjetorit, fillim janari do të ketë një rezultat publik nga vetë kompania SHELL që do të deklarojë dhe do të vendosë të marrë dhe vendimin për krijimin e infrastrukturës nga industria e ndarjes tek burimi më pas tek transporti që duhet bërë.

Ora 12:20
Rama: Taksat e naftës do të administrohen nga fondi sovran! Fond investimesh që shumëfishohet në tregun ndërkombëtar

 

Taksat që do mblidhen çdo vit nga nxjerrja e naftës në Shpirag dhe jo vetëm dhe që parashikohet të jenë qindra milionë dollarë në vit qeveria planifikon t’i administrojë ato përmes një Fondi Sovran.

Gjithashtu është konsultuar dhe me fondin sovran të Norvegjisë.

“Fondi Sovran do të ketë profil që do të integrojë domosdoshmërinë për mbështetjen e pensionistëve dhe balancimin e barrës së tmerrshme të trashëguar nga e kaluara me parimin etik që kjo pasuri është qoftë e atyre që jetuan e punuan në këtë vend e nuk patën pjesën e tyre dhe të atyre që lindin dhe kanë të dretjën të kenë pjesën e tyre.

Fondi sonvran është fond investimesh që një pjesë e të ardhurave i vendos për të shumëfishuar në tregun ndërkombëtar. Po punojmë me qendrën për zhvillim ndërkombëtar në universitetin e Harvardit. Fondi sovran serioz dhe me pergjegjesi të madhe”

Ora 12:14
Nafta e zbuluar në Shpirag, Rama: Investimi në total 7 miliardë euro

 

Kryeministri Edi Rama njoftoi se investimi total do të shkojë në 7 miliardë euro.

“Investimi i parashikuar dhe projekti që do të realizohet nga kompania nis me 3 miliardë euro dhe projeksioni është që deri në përfundim të të gjithë infrastrukturës së nevojshme pasi do të fillojë puna për një sërë shpimesh për të krijuar gjithë kompleksin e nevojshëm për nxjerrjen e kësaj pasurie, është 7 miliardë euro investime në vendin tonë. Një investim që parashikon ndërtimin e gjithë infrastrukturës dhe logjistikës për depozitimin e rezervës, ndarjen në gaz, në naftë dhe në sulfur dhe kjo e treta ka një rëndësi të veçantë sepse krijon një bazë qoftë për prodhimin e imputeve bujqësore, qoftë për prodhimet kozmetike, bazë që Shqipëria mundet ta shfrytëzojë për të ndërtuar një komponent të ri industrial që sot na mungon.”