Rama: Nano e bëri Blushin 3
herë ministër e s'bëri asnjë punë

Rama: Nano e bëri Blushin 3<br />herë ministër e s'bëri asnjë punë
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sulmeve të ish-deputetit socialist, Ben Blushi, duke i kujtuar se ka mbajtur tre herë poste ministrore, e s'ka bërë asnjë punë.

Rama iu referua kabinetit të ish-kryeministrit socialist, Fatos Nano, pjesë e të cilit ka qenë edhe deputeti i larguar tashmë nga PS, Ben Blushi. Rama vijoi ironinë duke shtuar se gjatë drejtimit të qeverisë prej tij, Blushi sërish s'bëri asnjë punë, por shkroi tre romane.

"Fatos Nano e bëri nja tre herë ministër Ben Blushin, por s'bëri asnjë punë. Tani, me mua mua s'bëri asnjë punë, por bëri nja tre libra", u shpreh Rama.

Ai përcolli edhe një "këshillë" për Blushin. "Do i sugjeroja, që, tani që është akoma me këtë mllefin atomik kundër Partisë Socialiste, të bëjë edhe një libër tjetër, një roman, se kur të bëjë partinë e tij, s'do bëjë më as punë e as romane", theksoi Rama, ndërsa dha edhe një përgjigje për Mimoza Hafizin, edhe kjo e larguar nga PS. "Për Mimozën, le ta lëmë të hajë përsheshin në partinë e Ben Blushit", theksoi Rama gjatë një interviste për "Studio e Hapur".  

Rama foli edhe për marrëdhëniet brenda koalicionit me LSI-në. Ai deklaroi sërish se PS dhe LSI do jenë bashkë edhe në zgjedhjet e 2017-ës. Kryeministri Rama iu referua edhe debatit për listat e hapura në zgjedhjet e ardhshme. Kreu i qeverisë theksoi se është kundër këtij propozimi për shkak se listat e hapura sjellin përplasje brenda partisë. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Kumbullat e thata, vetitë e forta për rigjenerimin e kockave

Kumbullat e thata, vetitë e forta për rigjenerimin e kockave