Kryeministri Edi Rama ka reaguar në faqen e tij të Facebook pas vrasjes së ambasadorit rus në Turqi, Andrey Karlov dhe sulmeve terroriste në kryeqytetin gjerman, Berlin.
Kreu i qeverisë thekson se goditja e dy shteteve që kanë mosmarrëveshje mes tyre, është vepër e nazizmit të shekullit XXI.
Sipas kryeministrit të dy sulmet e një nate më parë, ku në Ankara u qëllua për vdekje ambasadori i Rusisë dhe në Berlin një kamion hyri në mes të turmës duke lënë të vdekur 12 persona, kanë të përbashkët verbërinë terroriste.
"Nazizmi i shekullit XXI, goditi mbrëmë dy shtete që kanë mosmarrëveshje të hapura mesveti, Gjermaninë e flamurit të vlerave europiane dhe Rusinë e kontradiktave të mëdha, duke na kujtuar se sidoqoftë armiku i njerëzimit sot është një dhe i përbashkët: Verbëria Terroriste! Me dhimbje për jetët e humbura dhe solidarë me Gjermaninë mike e Rusinë e largët në këto orë dramatike", shkruan Rama.

(Reagimi i Ramës për sulmet e djeshme)
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com