Rama i "përzgjedhuri" i Merkel
përfaqësoi kryeministrat e rajonit

Rama i "përzgjedhuri" i Merkel<br />përfaqësoi kryeministrat e rajonit
BERLIN - “Kryetar për bashkëpunimin e vendeve të Europës Juglindore”. Me këto fjalë e ka prezantuar kancelarja gjermane Angela Merkel kryeministrin Edi Rama i cili ndodhej në të djathtë të saj gjatë konferencës përmbyllëse për shtyp.

Fakti që Rama ishte i vetmi shef qeverie në rajon që mbajti fjalë, edhe pse pjesëmarrës në samit ishin të gjtihë përfaqësuesit e Ballkanit, është shoqëruar me xhelozi nga homologët e Ramës. Me të dëgjuar lajmin e përfaqësimit të rajonit nga kryeministri Rama, mediat serbe u shprehën kundër këtij vendimi të kancelares Merkel, duke e argumentuar se nëse Angela Merkel mund të përfaqësojë Gjermaninë e BE-së, në fund të mbledhjes mbi Ballkanin, kryeministri shqiptar nuk mund të flasë në emër të gjithë rajonit.

Madje media të ndryshme raportuan se edhe Kroacia e Sllovenia, vende që janë edhe anëtare të BE, nuk kanë qenë shumë të kënaqura me këtë surprizë të Merkelit.

Po ashtu edhe opozita shqiptare e pa me skepticizëm këtë vendim të kancelares gjermane. Ishte në fakt ish-kryeministri Sali Berisha i cili akuzonte se Rama nuk mund të jetë kryeministri që mund të përfaqësojë rajonin, pasi sipas tij ai po tenton të zaptojë të gjitha institucionet e pavarura në vend, duke iu referuar reformës në sistemin e drejtësisë.

Ky samit mbahet për herë të parë dhe pavarësisht xhelozive të momentit, hap një dritare të re marrëdhëniesh mes BE dhe Ballkanit dhe vetë vendeve të rajonit.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Marrëveshja me Italinë/ 'La Repubblica': Të mërkurën pritet të niset anija e parë me emigrantë drejt Gjadrit, por mund të jetë edhe udhëtimi i fundit! Çfarë mund të ndodhë?

Marrëveshja me Italinë/ 'La Repubblica': Të mërkurën pritet të niset anija e parë me emigrantë drejt Gjadrit, por mund të jetë edhe udhëtimi i fundit! Çfarë mund të ndodhë?