Rama: S'ka patur presion politik
për zgjidhjen e konfliktit me CEZ-in

Rama: S'ka patur presion politik<br />për zgjidhjen e konfliktit me CEZ-in
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në mbrëmje se marrëveshja me CEZ shpërndarje i ka shpëtuar Shqipërisë 802 milion euro. Gjatë emisionit televiziv “Opinion”,  Rama, u shpreh se ajo marrëveshje i ka shpëtuar vendin shumë më shumë se çfarë do të ndodhte pa marrëveshje djhe se nuk ka patur asnjë presion politik për zgjidhjen e konfliktit

“Nëse ka një aspekt të pakontestueshëm për standardet ligjore është pjesa e negociatave dhe zgjidhja me marrëveshje e konfliktit. Nëse nuk do arrihej kjo marrëveshje, atëherë CEZ kishte të drejtën të pretendonte 500 mijë euro nga borxhet që i kishin kompanisë të tretë, 200 milionë euro nga asetet, 102 milionë euro borxhe të tjera për privatizimin pra 802 milionë euro pa hyrë në të tjera. Marrëveshja është bërë në Vienë brenda ligjeve, dhe nën vëzhgimin e Komunitetit të Energjisë. Nuk ka pasur asnjë presion politik që ka përcaktuar zgjidhjen e këtij konflikti”, tha Rama.

Gjatë emisionit "Opinion" Rama shtoi se ka qenë një negociatë e shkëlqyer. Shteti përzuri kompaninë, vendosi një administrator të vetëm, dhe qeveria e mëparshme nuk mori fare mundimin të shpronësojë këtë kompani, pra ka vendosur një administrator në vend të pronarit dhe këtu pronarit në çdo gjykatë Europiane do kishte dalë me fitimi”, theksoi Rama.

Duke vijuar në diskutimet e çështjes CEZ, Rama tha se  pas marrëveshjes janë arritur rezultate konkrete. “Kemi arritur që në 9-mujorin e parë të këtij viti të kemi 503 milionë dollarë të ardhura në krahasim me 297 milionë dollarë të 2013.Ne e gjetëm me 1 miliard dollarë borxhe. Këta që kanë bërë gjithë këto gropa, kthehen nga të akuzuar në akuzues. Ne kemi regjistruar 358 mijë e 361 konsumatorëve në kontrata të reja, ç’ka do sjellë ripërtëritjen e rrjetit, që është i amortizuar”, sqaroi shefi i qeverisë.

“Veç këtyre të ardhura 273 milionë euro janë siguruar nga kreditë e buta për të investuar në sektor si rezultat i besimit të rritur, 23 milionë euro të tjera janë nga donatorët, pra Bashkimi Europian dhe donator të tjerë si mund të fali para kur ky vend vjedh”, ironizoi Rama.

Lidhur me raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili akuzonte për shkelje ministrin Gjiknuri, Rama tha se ky është hartim politik dhe nuk është raport auditimi që të vërtetojë shkeljet që ka bërë qeveria. “Ky dokument ka demaskuar KLSH-në. Sa për CEZ negociata kanë qenë të shkelqyera. Pasi Cez mund të merrte 800 milion euro”, tha Rama.

Lidhur me hetimin ndërkombëtare apo vendas, Kryeministri Rama foli dhe për nenin e marrëveshjes, i cili ndalon qeverinë apo CEZ të kallëzoj penalisht njërën prej palëve.

Sipas tij, marrëveshja nuk ndalon prokurorinë të nis hetim. “Nuk ka asnjë kufizim. Ajo është një kontratë mirëkuptimi, siç janë të gjitha zgjidhjet e marrëveshjes. Në këtë marrëdhënie, palët janë qeveria shqiptare dhe CEZ. Prokuroria nuk është palë, pra hetuesia mund të nis hetime për çështjen”, theksoi Rama.

I pyetur  mbi çështjen CEZ dhe tërheqjen e palës shqiptare nga Gjykata e Arbitrazhit, pyetjes se “avokatët tuaj thonë se ju mund ta fitonit çështjen. Dhe këto kanë qenë avokatët tuaj” si edhe faktit që Çekia hoqi veton pasi Shqipëria i dha CEZ-it 106 milion euro, Rama u shpreh se “kemi pasur një debat të ashpër. Unë nuk jam nga ata që më marrin peng. Falë kompromosit me kompaninë CEZ, kemi shpëtuar qindra miliona euro që mund të na merrte”. Madje Rama tha se administratori i DIA-s është tërhequr nga çështja, pavarësisht dokumenteve të paraqitura.

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Antikorrupsioni/ Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin ‘Xhafaj’, kryetarja Zaçaj: S'mund të marrim pjesë në aktivitete ligjbërjeje!

Antikorrupsioni/ Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin ‘Xhafaj’, kryetarja Zaçaj: S'mund të marrim pjesë në aktivitete ligjbërjeje!